Pesë vjet fejesë

Pas propozimit të tyre për fejesë, atyre do t’ju shfaqet një problem tjetër. Planet e tyre për dasmë për një arsye apo një tjetër, shtyhen disa herë dhe fejesa do të zgjasë shumë më tepër nga sa e kishin menduar.
Kjo është me pak fjalë hyrje e shkurtër për komedinë “The Five-Year Engagement”.
E i tërë procesi i fejesës elaborohet me befasi të paplanifikuara, por kur planet shkatërrohen (nga ngathtësia e tij dhe kurioziteti qëndrues i Violetës), ai me në fund ia arrin qëllimit.
Në një mbrëmje, çifti zbulon se dashuria e tyre nuk është duke u vyshkur përkundrazi ajo bëhet gjithmonë më e fortë, përderisa Violeta po ashtu ndihet njëjtë. Ky film është i punuar me regji të Nicholas Stollerit dhe skenar të Segelit. Titulli është diçka që ka të bëjë me filmin, ndërkaq skenat e hapura ofrojnë një qortim implicit të një zhvatjeje histerike që shihet edhe në diskursin e filmave online të këtyre ditëve. Në një komedi romantike, publiku ka një ide të qartë se çfarë pret: një mbrëmje të madhe: një shëtitje në aeroport; shokë të vjetër me ide jo të mira, familja dhe bashkëpunëtorë; dëgjim të këngëve të vjetra rok (në këtë rast të Van Morrisonit); dhe në fund kemi skenat që involvojnë fundin e mirë. Në mënyrë të parashikueshme, kjo ndodh edhe në filmin “The Five-Year Engagement” që i plotëson të gjitha kushtet e lartshënuara më parë. Tomi i propozon Violetës fejesë. Violeta thotë po. Sa më shpejt, aq më mirë. Tomi dhe Violeta kanë një lidhje të lehtë, një mënyrë që i pasionon ata për të qenë së bashku dhe kështu të kenë një martesë të lumtur.
Por, ndodhin shumë gjëra. Violeta është një psikologe hulumtuese, fiton bursën për studime postdiplomike në Universitetin e Michigamit, kështu që Tomi duhet të punojë si shef kuzhine që ajo të vazhdojë karrierën premtuese në San Francisco, para se të martohet me të. Mandej asaj i ndodhin edhe një varg ngjarjesh të tjera si, atëherë emërohet si hulumtuese kryesore në grupin e profesorit sharmant, Prof. Winton Childs (Rhys Ifans); Tomi nga ana tjetër merr një punë më të mirë dhe kështu me radhë. Në fund vijmë deri te momenti final, përderisa gjatë gjithë filmit kënaqemi me skena qesharake dhe përplot humor që bëhen nga aktorët kryesorë.
Dhe për dy orë e tre minuta, ne nuk dimë të largohemi nga ekrani. Këtë kënaqësi në Kosovë e ofron kompania IPKO që sjell në Kosovë kanalin DigiGold, ku edhe shfaqet filmi në javën e tretë të tetorit.
------------
The Five-Year Engagement
Regjia: Nicholas Stoller; skenari: Stoller dhe Jason Segel; drejtor i fotografisë: Javier Aguirresarobe; montazha: William Kerr dhe Peck Prior; muzika: Michael Andrews; Dizajner: Julie Berghoff; kostumet: Leesa Evans; producentë: Stoller, Judd Apatow dhe Rodney Rothman; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 3 minuta.
Aktorë: Jason Segel (Tom), Emily Blunt (Violet), Rhys Ifans (Winton), Chris Pratt (Alex), Alison Brie (Suzie), Mindy Kaling (Vaneetha), Kevin Hart (Doug), Brian Posehn (Tarquin), Chris Parnell (Bill) dhe Randall Park (Ming).