E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple pranon marrjen e 4 000 kërkesave nga qeveria e SHBA për informacion

UASHINGTON- Grupi informatik amerikan ''Apple'' deklaroi sot se kishte marrë rreth 4 000 - 5 000 kërkesa për informacion brenda gjashtë muajve, në kuadër të programit sekret të përgjimeve në internet. 

Në faqen e saj zyrtare, ''Apple'' njoftoi se nga data 1 dhjetor 2012 deri në 31 maj 2013, autoritetet amerikane kanë bërë rreth 5 000 kërkesa për informacion mbi përdoruesit. U kërkua informacion mbi rreth 9 000 - 10 000 llogari. 

"Në më të shumtën e rasteve, kërkesat lidheshin me çështje penale, kërkim të personave të humbur ose të zhdukur, ose parandalimi të vetëvrasjeve", citoi ''Apple'' në faqen zyrtare. 

''Apple'' tha se disa prej komunikimeve, si ''FaceTime'' dhe ''iMessage'' ishin të mbrojtura, dhe nuk mund të lexoheshin nga askush tjetër përveç dërguesit dhe marrësit.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›