Apple prezanton iPhone- in e ri
Apple prezantoi modelin e tij të fundit të celularit iPhone, gjatë një ceremonie në Kaliforni, ndërsa aparati do të dalë në shitje duke nisur nga 15 tetori.
I njohur gjerësisht me emrin iPhone 5, në fakt do të quhet 4S dhe midis risive, përfshin një cilësi kamere të përmirësuar dhe jetëgjatësi të baterisë së rritur në mënyrë të ndjeshme.
Ai do të punojë me modelin e fundit të sistemit operues iOS5, që do të hidhet në treg në 12 tetor. Ceremonia e sotme ishte e para e madhe e drejtuar nga Drejtori i ri Ekzekutiv, Tim Cook, i cili zëvendësoi babain e iPhone, Steve Jobs, në muajin gusht.
Në hedhjen e tij në shitje, modeli do të mund të sigurohet me 16, 32 dhe 64 GB hapësirë dhe në ngjyrat e bardhë dhe të zezë.