E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takoi aleatet e tij edhe sot ne nje takim tashme te perjavshem

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, takoi aleatët e tij edhe këtë të martë në një takim tashmë të përjavshëm.

Në drekën pranë Partisë Socialiste, morën pjesë Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe Prec Zogaj.

Gjatë takimit është diskutuar për bllokimin e negociatave me mazhorancën për reformën zgjedhore dhe për strategjinë e opozitës në javët e ardhshme.

Takimi ka qenë kryesisht informues sipas koordinatorit të opozitës Preç Zogaj dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në organizimin e mëparshëm të grupit të punës për reformën zgjedhore për opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›