E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, shpërthim pranë stacionit të policisë kosovare

Gjendja në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar. Mediat kosovare raportojnë se në orët e vona të natës së djeshme një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Sipas medieve janë dëmtuar 3 automjete, ndërkohë që shënjestër e sulmit ishte makina e një përkthyesi serb të EULEX-it, Aleksandar Paunoviç.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme material. Sipas tij janë shkatërruar disa makina dhe janë thyer xhamat në një ndërtesë që ndodhet në afërsi ku ka ndodhur shpërthimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›