E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV nis përgatitjen për pritjen e Tadiçit

Lëvizja Vetëvendosje, pas lajmit që ka marrë se Kosovën do e vizitojë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka nisur përgatitjet për pritjen: që do i rezervojnë.

Dardan Mulliqaj ka deklaruar se pritja do jetë e ngjashme si ajo që iu rezervua Borko Stefanoviçit vitin e kaluar. Por sipas tij veprimet e Vetëvendosjes bllokohen nga ndërhyrja e qeverisë.

Çdoherë që ne ndërmarrim veprimet tona, është qeveria e Kosovës ajo që u del zot atyre dhe me helikopterë dhe i bartë ata në destinacionet e parapara. Me këtë na pamundëson neve që të veprojmë, ka thënë Mulliqaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›