Meta: LSI zgjedhje të brendshme, unë përsëri kandidat për kreun
Ilir Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës shqiptare dhe lider i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai në një konferencë për shtyp rreth prespektivave të kësaj partie për 2012-tën.
Meta theksoi se LSI do t`i nënshtrohet zgjedhjeve të brendshme për një riformatim dhe rifreskim të antarëve dhe se do të kandidojë për një mandat tjetër drejtues në krye të kësaj partie, ndërsa nuk ka përjashtuar pjesmarrjen e kandidaturave të tjera.
I pyetur rreth pretencën që pritet të jepet ditën e nesërme nga Gjykata e Lartë për video-përgjimin Meta-Prifti, ai nuk ka pranuar të prononcohet rreth këtij fakti por e anashkaloi duke u shprehur” Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje ordinere të vitit të kaluar, ne duhet të shohim përpara”.
Më tej Meta e ka cilësuar vitin 2012-të si një vit të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm për çdo shqiptar, ndërsa ka shtuar se LSI është e zotuar të garantojë një proçes qeverisje gjithëpërfshirës dhe se do të rrisë bashkëpunimin në funksion të integrimit të vendit. Sipas kreut të LSI-së kryefjala e kësaj partie për 2012-tën do të jetë marrja e statusit kanditat për Shqipërinë në Bashkimin Europian.