Aprovohet dorëheqja e ministrit Tomic, emërohet Jevtic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka aprovuar dorëheqjen e ofruar të ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit, Radoica Tomic.
Pas aprovimit të dorëheqjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar Dalibor Jevtic për ministër të Komuniteteve dhe Kthimit.
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Radojica Tomiq ka dhënë dorëheqje dje. Indeksonline bëri të ditur, se në vend të tij do të vijë këshilltari politik i kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq./Indeksonline/