Pesë të arrestuar për vjedhje të skulpturës në Podujevë

Dje rreth orës 14:00 policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, që është raportuar më 17 janar. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Bajrami”, saktësisht në parkun e qytetit në Podujevë, ku është vjedhur një skulpturë, që arrin vlerën rreth 20.000 euro.
Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit:A. Ç,A .R,D. A,B. H,B. R.
Personat e arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendër të mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës përkatëse./Indeksonline/