E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftiu Tërnava takohet me Princin e Medinës

Me ftesë të Princit të Medinës, Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava po merr pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013.

Ky manifestim organizohet nën patronazhin e Princit Selman bin Abdul Aziz Al Saud, ku po marrin pjesë personalitete të njohur nga shumë vende të botës. Në hapjen e manifestimit të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse

Trashëgimtari i Fronit, princi Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz , i cili veç tjerash përgëzoi e falënderoi organizatën ISESCO për zgjedhjen e Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013 duke e cilësuar si vendim të qëlluar nga se Medina ka të gjitha parametrat e duhura për të qenë kryeqytet i kulturës islamen, sepse përveç të tjerash këtu është edhe Xhamia e Pejgamberit a.s.

Në Medinë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pati shumë takime me personalitete pjesëmarrës në këtë manifestim nga Turqia, Liberia, Tunizi, Egjipti, Brazili, Mauritania, Emiratet e Bashkuara, Palestina, Sudani, Indonezia, Malajzia, Estonia, Algjeria, Iranit, Gambia etj., ku Myftiu kërkoi nga bashkëbiseduesit që të ndikojnë tek qeveritë e atyre vendeve që ende se kanë njohur Kosovën që të ndikojnë e t'i nxisin qeveritë e tyre ta njohën sa më parë.

Gjithashtu, Myftiu Tërnava pati takim me Princin e Medinës të cilin e falënderoi për përkrahjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën në organizmat ndërkombëtarë.

Ndërsa Princi saudit shprehu interesim arritjet e Kosovës dhe njëkohësit u premtoi që do të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt. Në fund të Takimit Myfti i dhuroj Princit Katalogun e dorëshkrimeve arabe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›