Aquilani mbetet në Liverpool

Alberto Aquilani nuk do të largohet nga Liverpool, pas vetëm një sezoni të kaluar në gjigantin anglez, ka insistuar menaxheri i tij, Franco Zavaglia.
Gjatë javës së kaluar filluan të qarkullojnë spekulime rreth largimit të Aquilanit nga Anfield. Por, Zavaglia ka theksuar se klienti i tij nuk planifikon të lëvizë nga klubi.
“Ka kohë që qarkullojnë spekulime të tilla. Por, futbollisti është i lumtur në Angli dhe do të mbetet këtu”, tha Zavaglia për Tuttomercatoweb.com.