E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verbeek do ta braktisë Australinë

Selektori i Australisë, Pim Verbeek, do të largohet nga posti i tij pas Kampionatit botëror 2010. Ish strategu i Republikës së Koresë ishte emëruar në dhjetor 2007 dhe i ndihmoi Australisë të ngrihet në pozitën e 14-të në shtator 2009.

Ai udhëhoqi Australinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror dhe Kupën e Azisë, ndërsa ka bilanc prej 15 fitoreve, tetë barazimeve dhe katër humbjeve në 27 ndeshje. “Ka qenë vendim shumë i vështirë për mua, por ka ardhur koha të kërkoj një sfidë të re”, tha Verbeek.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›