E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola rrezikon shkarkimin

Gianfranco Zola ka dy ndeshje për të dëshmuar se është menaxheri i duhur për ta udhëhequr West Hamin.

Sipas medieve angleze, strategu italian rrezikon të shkarkohet nëse humb kundër Wolves të martën mbrëma.

Drejtuesit e klubit thuhet se janë duke humbur durimin me Zolan, pas katër humbjeve të njëpasnjëshme, të cilat e kanë dërguar ekipin afër zonës së rrezikuar në Premierligë.

Nëse nxjerr rezultate pozitive kundër Wolves dhe Stoke, atëherë Zola do të jetë i sigurt në postin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›