E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aquilani tifoz i Romës gjatë derbit

Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, do të grumbullojë një grup tifozësh të Romës në Liverpul për të ndjekur ndeshjen e ish-skuadrës së tij kundër Lazios në Derby della Capitale.
"Kam organizuar gjithçka dhe do ta ndjek ndeshjen këtu në Angli me motrën time, të dashurën dhe disa miq".
"Nuk do të jem në Olimpico, sepse dje pata një ndeshje me Liverpoolin, mirëpo nuk do ta humbja këtë ndeshje për asgjë në botë", ka thënë Aquilani për Il Romanista, duke shtuar se do të mbështesë Romën në këtë derbi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›