E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabi Saudite grate fitojne te drejten e votes

Grave në Arabinë Saudite u jepet e drejta e votës dhe e vënies së kandidaturës në zgjedhjet lokale. Vendimi është marrë nga mbreti Abdullah. Përpos të drejtës së votës, gratë në mbretërinë e tij do të mund të zgjidhen edhe Këshillin konsultativ, SHURA si anëtare me të drejta të plota. Lajmi është mirëpritur menjëherë nga aktivistët të cilët për një kohë të gjatë kanë kërkuar më shumë të drejta për gratë në Arabinë Saudite, ku femrat nuk lejohen të dalin në publik pa veshjen muslimane. Mes duartrokitjeve, mbreti Abdullah ka njoftuar rregullin e ri.

"Me synimin për të mos e lënë çështje të dorës së dytë, rolin e gruas në aspektet e jetës së përditshme, Brenda kufijve të ligjit islamik, dhe në konsultim me klerikët tanë, që e mirëpritën dhe e mbështetën këtë vendim, unë shpall së pari pjesëmarrjen e grave në këshillin administrativ. Së dyti, shpall që duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme, gratë kanë të drejtë të kandidojnë për anëtare të këshillave lokalë”, tha mbreti Adullah.

Gjithsesi, edhe në zgjedhjet lokale të së enjtes së ardhshme, gratë nuk do i gëzojnë të drejtat e dhëna, pasi ligji hyn në fuqi pas kësaj date. Sipas ligjeve në fuqi në Arabinë Saudite, gratë nuk mund të dalin të pashoqëruara nga një burrë. Mbretëria saudite është i vetmi shtet në botë që u ndalon grave t’i japin makinës. Protesta të grave saudite që ngisnin makinat duke sfiduar rregullin, bënë xhiron e botës, vetëm pak kohë më parë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›