Kampionatet europiane Paris SG shperblehet me fitore

Milionat e shpenzuara në merkaton e verës po e shpërblejnë Paris SG dhe mbi të gjithë Javier Pastore. Sulmuesi argjentinas, i cili ishte dhe blerja më e shtrenjë ka udhëhequr skuadrën parizine drejt fitores 3-0 në fushën e Montpellier, duke e ngjitur atë në vendin e parë të renditjes në Ligën 1.
Gamiero do të kalonte Paris SG në avantazh në minutën e 39-të të pjesës së parë. Ende pa u kthyer në dhomat e zhveshjes, Pastore do të dyfishonte rezultatin për miqtë me një goditje spektakolare, ndërsa me rikthimin në fushë do të ishte sërish argjentinasi që do të vuloste fitoren e skuadrës së tij me golin e tretë.
Pas këtij suksesi, Paris SG është ngjitur në vendin e parë të klasifikimit me pikë të barabatrta me Lionin, i cili në ndeshjen e tij ka fituar 3-1 kundër Bordo. Dy gola të Gomos dhe një i shënuar nga Bastos në pjesën e dytë i kanë dhuruar suksesin vendasve, ndërsa Bordo vetëm sa do të zvogëlonte humbjen me golin e vetëm të shënuar nga Modeste në fundin e ndeshjes.
Në kampionatin hollandez, Ajaksi i Amsterdamit ka shpërdoruar mundësinë më të mirë për të marrë kreun e renditjes, duke barazuar 1-1 në fushën e tij kundër Tëente. Kjo e fundit është ngjitur në vendin e parë, pasi arriti skuadrën e De Bour falë një goli të shënuar nga Dany Lanrad në pjesën e dytë të takimit. Pas pikës së marrë në “Amsterdam Arena”, Tëente është ngjitur kuotën e 16 pikëve në vendin e parë të Eredivisdie.
Nertan Prifti