Revolucioni amerikan tentohet pushtimi i Wall Street

Disa qindra të rinj kanë dalë në rrugë në distriktin financiare të New Jork-ut me motivimin për të pushtuar bursën e Wall Street, në atë që e cilësojnë Revolucioni amerikan. Një protestë e veçantë kjo, e frymëzuar nga të indinjuarit në Spanjë e Greqi, por që ndryshe prej tyre duket e corganizuar dhe me disa objektiva që nuk duket se kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën. Të rinjtë marshuan në rrugë, në Manhatanin e poshtëm, në një protestë kundër planit të shpëtimit të bankave, krizën e hipotekave dhe së fundmi, ekzekutimin e Troy Davis në Xhorxhia.
Policia tha se të paktën 80 persona janë arrestuar gjatë marshimit të fundit, ndërsa lëvizja “Të pushtojmë Wall Street” ka hyrë në javën e dytë. Mes të ndaluarve, disa akuzohen për sjellje të parregullt dhe për rezistencë në momentin e arrestimit. Një prani e lartë e forcave të sigurisë ka shoqëruar protestën, me policë të vendosur në grupe përgjatë blloqeve të ndërtesave në rrugët kryesore që të cojnë në bursën e New Jork-ut.
Në Union Square, policia është përpjekur të rrethojë manifestuesit duke përdorur kordonë plastikë ngjyrë portokalli. Grupi thotë se është duke mbrojtur 99 për qind të popullsinë amerikane kundër 1 përqindëshit të të pasurve. Në një deklaratë të lëvizjes, thuhet se protetsuesit kanë qëllim të rikthejnë Shtetet e Bashkuara në duart e qytetarëve të saj.
Të frymëzuar nga lëvizje të ngjashme në Madrid, Kajor e Tunizi, ata thonë se do të ngrenë kampin e tyre në Zukoti Park, në afërsi të Wall Street, derisa t’u plotësohen kërkesat.
Juli Prifti