E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia, femrat lejohen të votojnë

Mbreti Abdallah i Arabisë Saudite ka njoftuar se femrat do të kenë të drejtën e votës dhe të zgjedhjes në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në vendin arab pas katër vitesh.

Është hera e parë që femrat saudite do të kenë këtë të drejtë në mbretërinë ultrakonservatore ku lejohen vetëm zgjedhjet lokale.

“Kemi vendosur pas këshillimeve që të përfshijmë edhe femrat në procesin e votimit. Gjithashtu femrat do të kenë mundësinë të jenë kandidate në këto zgjedhje”, u shpreh monarku.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›