Qeveria e re greke votohet sot në parlament

Kryeministri grek, George Papandreu, do përballet sot me votbesimin e qeverisë në parlamentin grek.
Papandreu bëri ndryshime në qeveri të premtën e kaluar pas krizës së brendshme politike dhe protestave në rrugë kundër planeve për shkurtime të tjera buxhetore dhe shitjen e pronave të shtetit me qëllim që të tejkalohet kriza me të cilën po përballet Greqia.
Ai i ka bërë thirrje popullit që të pranojë shkurtimet e reja buxhetore që të shmangin atë që Papandreu e quajti, “pasoja katastrofale” të pamundësisë për të paguar borxhin.
Të hënen, ministrat e financave të eurozonës, i kanë dhënë Athinës dy javë kohë që të aprovoj shkurtimet të tjera buxhetore që të siguroj pjesën tjetër të kredisë me vlerë prej 12 miliard euro.