Ambasadorët për Marrëveshjen e Ohrit

Për Xhejms Perdjun, i cili është njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues në negociatat e vitit 2001, zbatimi i marrëveshjes është çdoherë pjesa më e vështirë.
Ambasadori amerikan Filip Riker, ambasadori i Hungarisë i cila momentalisht kryeson me BE-në, Ferenc Kekeshi, ambasadori suedez Lars Valhud, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Kristofer Ivon dhe Aleksandros Janiz nga BE-ja në konferencën e sotme me titull "Marrëveshja e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO", kanë shprehur opinionet e tyre për dokumentin me të cilin përfundoi konflikti i vitit 2001.
Sipas ambasadori amerikan Riker, në fillim të vitit 2001, Maqedonia ka qenë në prag të luftës civile, ndërsa dhjetë vite më vonë në pjesën më të madhe, falë Marrëveshjes së Ohrit ajo është shtet I qwndrueshwm, multikulturor, multietnik dhe multireligjioz.
"Si partnerë në krijimin e saj SHBA-ja dhe aleatët tanë evropianë vazhdojnë të tregojnë interesim të ndikueshëm për sukses së marrëveshjes si shumë të rëndësishëm për paqe dhe përparim afatgjatë të Maqedonisë dhe më gjërë në Ballkan", tha Riker.
Për Xhejms Perdjun, i cili është njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues në negociatat e vitit 2001 zbatimi i marrëveshjes është pjesa më e vështirë.