E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat e sigurisë vrasin 41 civilë

Forcat e sigurisë siriane kanë vrarë 41 civilë, duke përfshirë edhe një vajzë 4-vjeçare dy ditë më parë në qytetin e Rastanit, në Sirinë qëndrore jo larg homsit, gjatë një operacioni ushtarak për të shtypur demonstratat pro-demokratike.

Lajmi është bërë i ditur nga një avokat që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Avokati ka bërë të ditur se trupat qeveritare kanë kryer bombardime edhe me artileri të rëndë.

Siria është përfshirë prej disa muajsh në protesta, ku tubuesit kërkojnë ndërrimin e regjimit aktual, si dhe ndërmjarrjen e reformave demokratike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›