E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arabia Saudite: Veprimet ushtarake ndaj Iranit, do të japë rezultate të kundërta

Pozicioni i Iranit në rajon duket se ngjall ngurim në veprimet dhe politikat e vendeve përreth. Ministri i jashtëm saudit ka thënë se veprimi ushtarak kundër Iranit do të japë rezultate të kundërta dhe mund të provokojë reagime nga Teherani. Ndërkohë, në një intervistë për BBC-në, Princi Saud al-Faisal tha se çdo sulm mund të destabilizojë rajonin dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike.
Ndërkohë, vetë mbreti Abdullah ka nisur një vizitë zyrtare në Londër, vizitë kjo që pritet të shoqërohet me debate.

Mbi Irakun, Princi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe fqinjëve të Irakut të ndihmonin në stabilizimin e vendit që ai tha është shumë kritik për stabilitetin në rajon.

Vërejtjet e mbretit Abdullah mbi terrorizmin dhe shqetësimet rreth të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite janë parakushte për të treguar se kjo vizitë do të jetë mjaft e debatueshme.
Autoritetet britanike po i vënë theksin bashkëpunimit midis dy qeverive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›