SHBA-të pro sulmeve turke në veri të Irakut
Qeveria amerikane ka treguar mirëkuptim ndaj sulmeve të mundshme të kufizuara të ushtrisë turke kundër kurdëve në veri të Irakut. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, deklaroi se pas rrëmbimit të tetë ushtarëve turkë prej forcave rebele kurde të partisë puntore, PKK, forcat turke e kanë të drejtën që ushtarët t'i kërkojnë edhe në veri të Irakut. Mirëpo Perino i bëri thirrje Turqisë për maturi. Deri tani SHBA kanë kundërshtuar hyrjen e ushtrisë turke në territorin irakian. Ndërsa Qeveria në Ankara ka kritikuar SHBA për mosverpimin e duhur, kundër forcave kurde, të cilat veriun e Irakut e kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Turqisë. Mediat turke njoftojnë se forcat e këtij vendi kanë rrethuar afro 100 luftëtarë kurdë në zonën kufitare me Irakun. Ka pasur edhe të shtëna nga helikopteri.