Baradei kërkon masa kundër programeve bërthamore
Shefi i Organizatës për energji bërthamore, Mohamed el Baradei kërkon krijimin e një sistemi ndërkombëtar, për parandalimin e furnizimeve me lëndë nukleare. Para asamblesë së përgjithëshme të OKB në Nju Jork,Baradei shpejgoi se kjo masë është e domosdoshme me qëllim zvoglimin e rrezikut për prodhimin e armëve bërthamore. Autoritetet e Organizatës për energji bërthamore kanë kumtuar të dielën se sipas njohurive të tyre, Irani ka vazhduar me pasurimin e uraniumit. Mirëpo nuk ka dëshmi konkrete se Irani po punon për prodhimin e armëve bërthamore. SHBA kanë ritheksuar vendosmërinë për shtimin e presionit ndaj Iranit.