Arabia Saudite arreston 113 ekstremistë të dyshuar
Gjatë një prej bastisjeve më të mëdha të viteve të fundit, forcat e sigurimit në Arabinë Saudite kanë arrestuar 113 terroristë të dyshuar El-Kaidës.
Dyshohet se të arrestuarit kishin planifikuar ndër të tjera edhe sulme ndaj objekteve industriale të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.
Ministria e Brendshme në Riad bwn të ditur se ndër të arrestuarit janë rreth 60 sauditë, ndërsa shumë të tjerë janë nga vendi fqinjë Jemen, nga Bangladeshi, Eritrea dhe Somalia.
Një pjesë e ekstremistëve kanë lidhje me udhëheqjen e El-Kaidës në Jemen. Shume prej tyre kanë udhëtuar me viza si vizitorë, ndërsa të tjerët janë futur ilegalisht në këtë vend. Hetimet kundër tyre kanë zgjatur gati një vit.