Arabia Saudite konsideron klubet sportive të femrave

Abdullah al-Zamil, zyrtar nga presidenca e përgjithshme e Youth Welfare, organi kryesor sportiv vendimmarrës në Arabinë Saudite, ka thënë se komiteti është formuar për të përfunduar “kaosin” që rrethon klubet sportive të femrave e që janë të parregullta.
“Misioni i komitetit është përqendrimi në ndërtimin e një sistemi për këto klube”, tha Zamil për në al-Watan, pronë e një anëtari të familjes mbretërore saudite. Në mbretërinë e shkretëtirës, klerikët e fuqishëm vazhdimisht kanë qenë kundër lejimit të femrave të merren me sport ose ushtrime fizike, duke detyruar palestrat e femrave të dizajnohen si “qendra të shëndetësisë”.
Touth Welfare rregullon vetëm klubet e meshkujve por gjatë një seance të fundit është spekuluar se do të lejojë atletet femra saudite të marrin pjesë në Lojërat Olimpike verore, Londra 2012.
Organizata që merret me të drejtat e njeriut, Human Rights Watch i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të përjashtojë Arabinë Saudite nga lojërat Olimpike nëse nuk përfshin një atlete femër.
Kandidatja kryesore për të garuar nën flamurin saudit është kalorësja Dalma Malhas, e cila përfaqësoi mbretërinë në Olimpiadën e juniorëve në Singapor më 2010 por pa përkrahje ose mirënjohje zyrtare.