Itali, në dy muaj mbi 370 mijë të papunë
Romë - Në periudhën janar- shkurt 2009, rreth 370.561 punëtor kanë humbur vendin e punës dhe kanë bërë kërkesë për asistencë sociale, 116.983 punëtor apo 46.13 për qind me shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët shprehen se kjo shifër mund të rritet akoma më shumë gjatë muajve në vazhdim.
Ndërkohë, ata theksojnë se për herë të parë mbas mbarimit të Luftes së Dytë Botërore, në vitin 2009 në shkallë globale nuk mund të ketë rritje të ekonomisë.
Kryeministri Silvio Berlusconi në shfaqjet e para të krizës kishte folur për një krizë jo tragjike, por me kalimin e kohës duket se ndryshpi qëndrim duke theksuar se në rast të thellimit të krizës, shteti italian ka gjetur burime të mjaftueshme për ta përballuar atë. Qeveria italiane ka vënë në dispozicion të punëtorëve që do të humbasin vendin e punës një shumë prej 9 miliardë eurosh për tu garantuar atyre asistencë sociale.
Ekspertët shprehen se kjo vërteton që qeveria italiane nuk di si të përballojë krizën përveçse me mënyra ekstreme si për puntoret ashtu edhe për ekonominë.
Për Start nga Roma, Enkes Hysendhima