Arabia Saudite publikon listen e militanteve te Al Kaedas

Riad 9 janar 2011 NOA - Ministria e Jashtme e Arabise Saudite ka publikuar sot nje liste me 47 persona te cilet dyshohet te kene lidhje me organizaten terroriste Al Kaeda. Lista me 47 te kerkuarit u eshte shperndare po ashtu edhe sherbimeve te Interpolit ne mbare boten.
Televizioni shteteror Ekhbaria beri te ditur emrat e 47 personave te gjithe me origjine saudite. Te dhenat e tyre u publikuan bashke me fotot e siguruara nga Ministria e Jashtme.
Sipas kesaj ministrie lista me 47 te kerkuarit saudite qe jetojne jashte vendit dhe qe kane lidhje me organizaten Al Kaeda eshte hartuar nga sherbimet inteligjente te vendit nisur dhe nga informacionet e grumbulluara se fundmi.
Edhe pse nuk jane bere te ditura vendet ku mund te ndodhen militantet e Al Kaedas dyshohet se shumica e tyre strehohen ne Jemen.
Ministria e Jashtme saudite u ka kerkuar ketyre personave qe te paraqiten ne selite diplomatike te Arabise Saudite ne te gjithe boten duke i siguruar kthimin prane familjeve te tyre.
Dy dite me pare Ministria saudite e Drejtesise publikoi nje liste me 765 te denuar deri me tani per lidhje me organizaten terroriste Al Kaeda te udhehequr nga sheiku saudit Osama Bin Laden.
mit/NOA