SHBA plumba kongresmenes. Gabrielle Giffords ne gjendje kritike

Kongresmenia demokrate Gabrielle Giffords është në gjendje kritike për jetën, pasi iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe doktorët nuk janë shumë optimistë për gjendjen e saj. Ajo u qëllua në një atentat në Arizona ku atentatori e ka goditur në kokë nga afër, ndërsa ka vazhduar të qëllojë duke vrarë dhe 6 njerëz të tjetër, në një takim publik në Tukson.
Sulmi ndodhi jashtë një supermarketi ku Gabrielle Giffords, kongresmenia 40-vjecare e demokratëve ndodhej në një takim me zgjedhësit. Mes viktimave ndodhet edhe një gjykatës federal dhe një vajzë nëntë vjecare. 13 persona të tjerë janë plagosur.
Personi që qëlloi mbi Gifford, i identifikuar nga policia si Jared Lee Loughner, 22- vjec, kishte hapur zjarr me një pistoletë gjysmëautomatike nga një distancë shumë e afërt. I dyshuari është kapur menjëherë. Sheriffi i kontesë Clarence Dupnik ka thënë se ai besonte se Giffords ishte shenjestra e sulmit.
Presidenti Barack Obama ka nisur drejtorin e FBI-së Robert Mueller drejt Arizonës për të mbikqyrur hetimet. Presidenti amerikan e ka dënuar sulmin ndaj kongresmenes Giffords, ndërsa ka theksuar se ajo është duke luftuar për jetën e saj. Obama e përshkroi atë si një shoqe, jo vetëm një përfaqësuese e denjë e zgjedhësve të saj, por edhe një njeri mjaft i kujdesshëm.
Giffords ishte rizgjedhur në zgjedhjet e ndërmjetme të Kongresit më 2 nëntor dhe në punën e saj ka qenë e fokusuar në reformat për emigracionin, çështjet ushtarake, energjinë alternative. Ajo është e maartuar me astronautin amerikan Mark Kelly.
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 janar 2011 )