Gates viziton Pekinin SHBA e shqetesuar per forcen ushtarake te Kines

Pekin 9 janar 2011 NOA - Me shpresen per nje zbutje te marredhenieve te tendosura vitin e fundit mes Shteteve te Bashkuara dhe Kines ministri i Mbrojtjes se SHBA-ve Robert Geits mberriti sot ne Pekin me nje axhende te rendesishme takimesh. Kjo vizite e tij ne Kine kryhet vetem nje jave para udhetimit per ne Uashington te presidentit Kinez Hu Xintao.
Gjate qendrimit te tij triditor ne Pekin ministri amerikan i Mbrojtjes do te takohet me presidentin Hu Xintao krere te larte te ushtrise kineze si dhe do te vizitoje nje prej stacioneve berthamore ne vend.
Kina nderpreu ne menyre te befasishme marredheniet ushtarake me Shtetet e Bashkuara ne fillim te vitit 2010 pas marreveshjes 6 miliarde dollareshe per shitjen e armeve qe Uashingtoni nenshkroi me Taivanin.
Sipas analisteve shqetesim per Shtepine e Bardhe dhe Pentagonin eshte rritja e paparashikueshme e fuqise ushtarake te Kines pervec forcimit te saj ekonomik.
Vete ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Geits pranoi te shtunen se ritmi i zhvillimit ushtarak te Kines sidomos sa i perket aviacionit po mecen me hapa galopante.
Jane qartesisht ne gjendje te vene ne rrezik potencialet tona ushtarake- tha Geits duke shtuar se Duhet te jemi me te kujdesshem dhe te pergjigjemi me programe akoma me te sofistikuara.
Nje tjeter shqetesim per amerikanet eshte gjuajtesi balistik kinez i cili mund te shkaterroje nje aeroplanmbajtese ne nje distance 3 mije e 200 km.
Axhenda e Geits ne Pekin nuk parashikon bisedime per ceshtjen e Korese se Veriut.
mit/NOA