E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti amerikan Obama paralajmeron Assad

Shtimi i presionit mbi regjimin sirian dhe detyrimi i Asad që të largohet nga pushteti. Kjo është pika mbi të cilën kanë rënë dakord presidenti amerikan Obama dhe kryeministri turk Erdogan në Shtëpinë e Bardhë.
Uashingtoni kërkon formimin e një qeverie tranzicioni pa Asadin në Damask, dhe përsërit mbështetjen amerikane për Turqinë në fushën e sigurisë dhe për situatën e refugjatëve sirian në vend.
Obama është shprehur se nuk ka një formulë magjike për të zgjidhur situatën në Siri, por rrugët janë të hapura qoftë ajo diplomatike por dhe ajo ushtarake..
Kryeministri turk Erdogan ka vazhduar duke thënë se Siria nuk duhet të jetë një rajon i kontrolluar nga grupet terroriste.
Por një temë tjetër diskutimi ka qenë dhe cështja iraniane dhe marrëdhëniet me Izraelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›