E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Perdhunimet ne ushtrine amerikane rrezik per sigurine

Janë 26 mijë raste brenda një viti që tregojnë për një rekord të ri të abuzimeve seksuale në radhët e ushtrisë amerikane.
Presidenti Obama ka sjellë në qendër të vëmendjes rastet e shumta të abuzimeve seksuale në radhët e ushtrisë. Duke thënë se këto raste janë një rrezik i madh për sigurinë kombëtare ai ka mbrojtur zyrtarët e lartë të ushtrisë. Sipas Obamës ata janë të parët që turpërohen nga kjo situatë.

"Atyre u intereson shumë ky problem dhe janë të zemëruar. E kam dëgjuar nga ata që ndihen të turpëruar nga ajo që ndodh.

Deklarata e fortë e presidenti Obama ëshët bërë pas takimit në Shtëpiën e Bardhë me sekretarin e mbrojtjes Çak Hagel, dhe një krerët e ushtrisë Martin Dempsi por dhe me zyrtarë të tjerë ushtarakë.
Sipas të dhënave më të fundit numri i rasteve të abuzimeve seksuale në ushtri rritet nga viti në vit pavarësisht betejës për parandalimin e tyre. Por ajo që shqetëson më shumë është se pjesa më e madhe e viktimave nuk pranojnë të dalin hapur pasi kanë frikë nga pasojat ose janë të bindur se nuk do të ketë drejtësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›