E Diel, 1 Nëntor 2026

Arafat u helmua me polonium, nis hetimi për vrasje

Prokuroria franceze ka nisur një hetim për vrasjen e Jaser Arafat, në vitin 2004, në afërsi të Parisit. Hetimi ka nisur pas dyshimeve të familjes se në trupin e tij kishte sasi të mëdha të  substancës radioaktive, polonium 210. Çështja do të ndiqet nga Prokuroria e Nanterres, e cila është kompetente për ngjarjet e ndodhura në Klamart, ku ndodhet spitali ku ishte shtruar lideri palestinez. Hetimi mbi gjurmët biologjike në trupin e Arafat kishte nisur nga e veja e tij, Suha. Ajo kërkoi analiza të detajuara të veshjeve të Arafat, furçës së tij të dhëmbëve, pështymës dhe djersës, të cilat ia besoi një gazetari investigativ në Al Jazeera. Çdo gjë u bë publike në një dokumentar, përfundimi i të cilit ishte se lideri nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore, por, sipas rezultateve të laboratorit në Losana, nga helmimi me polonium 210.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›