E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen ushtarët, komplot për vrasjen e Obamës

Ushtarët e arrestuar për komplotin

Një grup i vogël ushtarësh amerikanë, të cilët janë konsideruar si të gatshëm për gjithçka, të zbuluar në Fort Stewart Xhorxhia, donin të kryenin sulme spektakolare dhe sipas hetuesve, edhe përpjekje për të vrarë Presidentin Barak Obama. Ata kanë vrarë një mikun tyre dhe të fejuarën e tij nga frika se i kishin zbuluar dhe mund ti denonconin. Celula antishtetërore, e emërtuar nga prokurorët si anarkike, ishte themeluar nga ushtari Isak Aguigui, i cili po përdorte si financim 500 mijë dollarët e sigurimit të jetës së gruas së tij, të vdekur një vit më parë. Edhe ndarja e saj nga jeta, sipas prokurorëve, ishte e dyshimtë. Ai ka rekrutuar ushtarë të tjerë brenda divizionit të tij , i treti në Fort Stewart. Ka blerë armë, municione, dhe pjesë për të ndërtuar pajisje eksplozive, si dhe një truall në Uashington, që do ta përdorte si bazë për milicinë. Katër anëtarë të këtij grupi akuzohen për ekzekutimin e ish-pjesëtarit të celulës, Majkëll Roark dhe të dashurës së tij 17-vjeçare, për të mbrojtur aktivitetin e tyre. Njëri prej tyre, ushtari Majkëll Bërnet, u deklarua fajtor për vrasje pa paramendim e për sulm me bombë. Ai tha se Roark, i cili sapo kishte lënë ushtrinë, ishte në dijeni të planeve të grupit dhe u ekzekutua që të mos i spiunonte ata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›