Aragones, më i miri në botë për 2008-ën
Triumfi në Evropianin e Austrisë dhe Zvicrës i vlen edhe për një titull tjetër, edhe pse nuk është i shoqëruar me trofe që mund ta ngresh në qiell. Luis Aragones është kurorëzuar si trajneri më i mirë i botës për 2008-ën nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe i Statistikave të Futbollit (IFFHS). Ish-trajneri i Spanjës, i cili pas suksesit kontinental ka lënë pankinën e "Furie Rosse" për të drejtuar Fenerbahçen në Turqi, ka grumbulluar 252 pikë, duke lënë pas me 110 vota më pak holandezin Gus Hidink (145), trajnerin e Rusisë, dhe turkun Fatih Terim, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Vetëm në vendin e shtatë është pozicionuar Fabio Kapelo, trajneri i Anglisë, i cili ka lënë pas bashkëkombësin e tij, trajnerin e Italisë, Marçelo Lipi (10). Ky i fundit e ka drejtuar këtë skuadër vetëm në gjysmën e dytë të 2008-ës. Klasifikimin e mbyll në vendin e 19-të një tjetër trajner italian, Xhovani Trapatoni, kundërshtari i ardhshëm i italianëve në eliminatoret e Botërorit në timonin e Irlandës.
Klasifikimi
P Skuadra
1 L. Aragones 252 Spanja
2 G. Hiddink 145 Rusia
3 F. Terim 72 Turqia
4 S. Batista 62 Argjentina
5 J. Lëv 48 Gjermania
6 H. Shehata 46 Egjipti
7 F. Kapelo 38 Anglia
8 G. D. Martino 36 Paraguaj
9 K. Dunga 24 Brazili
10 M. Lipi 18 Italia
11 S. Biliç 17 Kroacia
12 M. Van Basten 16 Holanda
12 L. F. Skolari 16 Portugalia
14 R. Donadoni 12 Italia
15 S. Siasia 11 Nigeria
16 O. Rehagel 8 Greqia
17 J.-F. De Sart 7 Belgjika
18 M. Bielsa 6 Kili
19 Xh. Trapatoni 5 Irlanda
Klasifikimi
P Skuadra
1 L. Aragones 252 Spanja
2 G. Hiddink 145 Rusia
3 F. Terim 72 Turqia
4 S. Batista 62 Argjentina
5 J. Lëv 48 Gjermania
6 H. Shehata 46 Egjipti
7 F. Kapelo 38 Anglia
8 G. D. Martino 36 Paraguaj
9 K. Dunga 24 Brazili
10 M. Lipi 18 Italia
11 S. Biliç 17 Kroacia
12 M. Van Basten 16 Holanda
12 L. F. Skolari 16 Portugalia
14 R. Donadoni 12 Italia
15 S. Siasia 11 Nigeria
16 O. Rehagel 8 Greqia
17 J.-F. De Sart 7 Belgjika
18 M. Bielsa 6 Kili
19 Xh. Trapatoni 5 Irlanda