E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arapi: Paratë e fajdevei zhdukën KLSH e SHIK

Farudin Arapi ka qenë kreu i parë i grupit të administratorëve
të piramidave, menjëherë pas daljes së ligjit përkatës, në mes të vitit 1997. Pas 15 vjetësh, ai tregon se pse nuk duhet të mbajë më njeri shpresa për kthimin e parave të tjera, pas dhënies së një shume prej afro 10 përqindësh nga ajo, çka kishin depozituar në këto firma.

Në ç'mënyrë?
Ka qenë një periudhë, që i parapriu ardhjes së qeverisë së shpëtimit kombëtar, kur kontrolli i shtetit ka qenë tepër i zbehtë, madje ngë krerë të institucioneve shumë të rëndësishme shtetërore ky kontroll u dobësua qëllimisht. E kam fjalën për Kontrollin e Lartë të Shtetit, që në atë kohë drejtohej nga Blerim Çela dhe Shërbimin Informativ Kombëtar, me
në krye Bashkim Gazideden. Këta zyrtarë të lartë shfrytëzuan rrëmujën e protestave për organizuar, për të bërë të mundur dhe ndihmuar largimin e parave të thata masivisht nga vendi. Falimentimi i piramidave filloi që në tetor të 1996-ës dhe këta persona patën kohë të mjaftueshme që të kryenin këtë veprimtari.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e kësaj të shtune të gazetës Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›