Obama shpall kandidatin per Banken Boterore
Me një shembull të rrallë të unitetit mes vendeve Angola, Nigeria dhe Afrika e Jugut me anë të një deklarate thanë se mbështesin ministren e Nigerisë, Ngozi Okonjo-Iweala, si kandidate për të zëvendësuar, Robert Zoelik në krye të Bankës Botërore, mandati i të cilit përfundon në korrik. Ajueala njihet si një ekonomiste dhe diplomate e respektuar. Në deklaratën publike, 3 vendet e mësipërme thanë se propozimi i tyre bazohet në “besimin se emërimet në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar duhet të bëhen mbi baza të meritës, të jenë të hapura dhe transparente.
Propozimi u vlerësua si një akt i rrallë i unitetit mes vendeve, që zakonisht përplasen për dominancë në kontinentin afrikan. Kanë mbetur vetëm disa orë nga përfundimi i afatit fundor për shpalljen e kandidaturave dhe Uashingtoni ka propozuar si kandidat për kreun e Bankës Boterore, Jim Yong Kim. Ndërsa Brazili duket se do mbështesë ish-ministrin e financave të Kolumbisë Jose Antonio Ocampo, por nuk mund ta bëjë këtë veprim pa mbështetjen e ministrit që pranoi ofertën por tha se synon presidencën e organizatës botërore të punës. Rusia deri më tani nuk është shprehur për ndonjë kandidat jo amerikan.