Karburanti ne Itali arrin ne 2 euro/liter

Çmimi i karburantit në Itali ka arritur në 2 euro për litër, kryesisht në qytetet e mëdha si Roma e Milano. Rritja e çmimit në tregun italian ka ardhë kryesisht nga rritja e taksave. Sipas Federatës së Konsumatorëve, Italia ka çmimin më të lartë të benzinës në Europë dhe nëse qeveria do të vijojë me të tjera rritje taksash problemi do të marrë përmasa të mëdha shqetësuese. Gjithsesi qytetarët italianë kanë vendosur të mos i përdorin më automjetet e tyre gjatë javës dhe t’i drejtohen mjeteve publike të transportit.
Rritja e çmimeve të karburantit ka ndryshuar tendencën histrorike të italianëve për përdorimin e makinave personale, të cilët tashmë përdorin mënyra të tjera të transportit, jo shumë komode por më ekonomike. Kjo ka bërë që të shtohen radhët për blerjen e aboneve dhe biletave për autobusët, trenat dhe metrotë, kërkesa e të cilave ka shkuar në mbi 30% krahasuar me vitin 2011. Me largimin e konsumatorëve të karburantit rrjetet e pikave të furnizimit kanë vërejtur një rënie të konsumit, kryesisht në dy muajt e parë të 2012-ës me gati 20%.
Qytetarët italianë prefrojnë më tepër të ngjiten në mjete publike, ndoshta të pista apo edhe jo në orar, por me një objektiv për të kursyer portofolin familiar që rëndon për biletat e transportit me vetëm 2%. Ndryshe nga vendet e Europës Jugore, ku biletat janë më konkurruese, në pjesën tjetër të Europës, çmimi i biletave kalon nga 1,5 euro Romë e Madrid e deri në 1,7 euro në Paris apo në 2,3 në Berlin e 2,4 euro në Londër.