Tregtia e jashtme per muajin shkurt

Gjatë muajit shkurt të këtij viti eksportet shqiptare kanë shkuar në 14,144 milionë lekë. Sipas raportit më të fundit të zyrës së statistikave, eksporti i mallrave me jashtë ka shënuar një rritje me 5,2% krahasuar me muajin janar të 2012-ës. Kështu sipas Instat-it, krahasuar me muajin e parë të vitit, eksporti i grupit
“Produkte kimike dhe plastike” u rrit 22.5 përqind, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 16.1 përqind dhe “Tekstile dhe këpucë” u rrit 10.3 përqind, ndërkohë që është vërejtur një ulje në eksportin e grupit “Ushqime, pije, duhan” me 5.3 përqind. Gjatë muajit të kaluar edhe importet nga jashtë kanë shënuar rritje me 2,8% krahasuar me janarin në vlerën e 36,035 milionë lekëve. Të dy treguesit e tregtisë me jashtë, si importi dhe eksporti kanë shënuar një rënie në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
BE është partneri kryesor me 70,1% të tregtisë, ku pjesën më të madhe të fluksit të mallrave tregtohet me Italinë në masën e 39,4% dhe Greqinë në 9,7%. Gjithashtu të dhënat e "INSTAT" mbi tregtinë e jashtme tregojnë se disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Greqia, Kina, Kroacia, Spanja dhe Zvicera, dhe për importin, Austria, Italia, Kina dhe Turqia. Defiçiti tregtar i muajit shkurt rezulton në 21,891 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 1.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 35.9 përqind krahasuar me Shkurtin e 2011.