Araujo në frymën e fundit, Barcelona mposht Real Sociedad

Një fitore shumë e çmuar për Barcelonën, e cila pikërisht një javë pas humbjes së dhimbshme në El Clasico, arriti të marrë më të mirën nga Real Sociedad në Reale Arena. Baskët, të cilët përballen me Benfikën në Ligën e Kampionëve të mërkurën, treguan se ishin superiorë në pjesën më të mëdha të ndeshjes, por nuk ia dolën dhe, në momentet e fundit u goditën.
Një ndeshje e mirë e baskëve, por që me kalimin e minutave e ulën intensitetin e tyre duke favorizuar rritjen e Barçës, e cila pas një mundësie të humbur nga Gavi, të servirur në zonë nga Pedri, gjeti golin e ndeshjes, pikërisht në minutën e fundit, me një goditje me kokë nga Araujo.
Është një festë e madhe për Barçën, e cila po feston edhe rishfaqjen e Pedrit pas më shumë se dy muajsh jashtë për shkak të dëmtimit.