E Martë, 3 Nëntor 2026

Simeone pranon ulje page në kontratën e re me Atletiko Madrid

Diego Simeone nuk ka ndërmend të largohet nga Atletiko e Madridit. Tekniku argjentinas mësohet se ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën aktuale, e cila mbaron në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve spanjolle akordi i ri parashikon një ulje nga 20%-30% të pagës aktuale dhe do të përfundojë në fund të sezonit 2026-2027. Nëse gjithçka do të zyrtarizohet atëherë “Çolo” Simeone do të bëhet  tekniku më jetëgjatë i “los Colchoneros”, të cilët i besuan stolin plot 12 vite më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›