E Martë, 3 Nëntor 2026

Hapen aplikimet për 300 vende si “Patrullë e Përgjithshme”, Rama: Së bashku do ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrjes sot nëpërmjet rrjetit social Facebook , të rinjve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shkollës bazë së Policisë së Shtetit për “Patrullë të Përgjithshme”, me synimin për ta çuar Policinë e Shtetit në nivel tjetër.

Teksa njofton për 300 vende të lira në shkollën bazë të policisë, Kryeministri ka publikuar një video me të rinjtë konkurrent dhe shkruan se, “ka një sfidë që të thërret. Sfida për të krijuar një të nesërme më të mirë. Një Shqipëri më të sigurt. Kërkojmë 300 aplikant për t’ju bashkuar Patrullës së Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura 2 nëntor deri 30 nëntor. Së bashku do ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër. Sfida e këtij vendi është edhe sfida jote. Apliko tani!” bëhet thirrje në videon e publikuar nga kreu i qeverisë.

Policia e Shtetit është e interesuar që të ketë sa më shumë aplikime dhe në këtë kuadër fton gjithë moshat e reja që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës. Aplikanti nuk duhet të jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë kombëtare. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Të ketë mbaruar të paktën arsimin e mesëm. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B” si dhe të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.

Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë. 

Formulari për Aplikantët

https://www.asp.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/Formulari-i-aplikimit-per-konkurrim-ne-Kolegjin-e-Policise-2020.pdf

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›