E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Imami inspekton edhe rrethin e Tropojes

Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zevendesministri i Mbrojtjes z. Ekrem Spahiu dhe keshilltari i kryeministrit z. Ilir Kadia jane ndalur gjate dites se sotme ne qytetin e Tropojes dhe ne komunen Margegaj per te njohur nga afer situaten e krijuar ne kete zone nga reshjet e shumta te debores qe kane rene prej ditesh.

Ne takimin qe ministri Imami pati me kreret e pushtetit vendor u informua per problematikat dhe veshtiresite e banoreve te ketyre zonave. Sipas tyre problematike ne kete zone mbetet sidomos transporti i ndihmave ushqimore dhe medikamenteve mjekesore. Kjo pasi transporti i tyre me rruge tokesore ka qene i pamundur ndersa transporti nga ajri eshte paraqitur me mjaft veshtiresi si pasoje e kushteve te keqija atmosferike qe kane vijuar edhe pergjate diteve te fundit.

Nenprefekti i Qarkut te Kukesit njekohesisht kryetari i Shtabit te Emergjencave ne Tropoje z. Nuredin Ahmetaj vleresoi punen mjaft efikase te kryer nga FA dhe i shprehu ministrit Imami besimin dhe respektin qe eshte krijuar ne popull per ushtaraket per punen dhe perkushtimin e tyre ne kete operacion te veshtire. Duke bere nje rezyme me te shkurter ne lidhje me situaten z. Ahmetaj u shpreh Problem per ne ka qene vetem transporti i medikamenteve per te semuret kronike ne zonat e thella te Tropojes pasi akset rrugore drejt tyre kane qene teresisht te bllokuara problem i cili me nderhyrjen e FA u zgjidh. Mjetet e ardhura nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem kane bere te mundur zhbllokimin e rrugeve transportin nepermjet ajrit te disa personave 9 raste qe shfaqen probleme te veshtira shendetesore si dhe furnizimin e banoreve te izoluar nga debora me pako ushqimore. Deri tani kane ardhur rreth 300 pako me ndihma te cilat jane shperndare nepermjet Shtabit te Emergjences te ngritur ne Prefekture. Zonat qe hasin veshtiresi me te madhe jane komuna Valbone Bytyc Lekbibaj Gegaj dhe Berishe per te cilat ne kerkojme nderhyrjen e strukturave qendrore por ne vecanti te Forcave te Armatosura.

Ne takimin qe u be me kryetarin e Komunes Margegaj z. Rexh Byberi shprehu mirenjohjen e banoreve te komunes se tij per bashkepunimin shembullor midis pushtetit vendor dhe Forcave te Armatosura. Ne menyre te vecante ai ka vleresuar Forcat Ajrore dhe ato te Task-Forces te cilat midis kushteve tejet te renduar atmosferike kane bere te mundur shpetimin e jeteve njerezore shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe mjekesore etj. Ne fjalen e tij z. Byberi theksoi se situata aktualisht paraqitet mjaft e mire kjo fale bashkepunimit te ngushte qe kane pasur strukturat qendrore ato lokale dhe komunitetit. Ai ka falenderuar per mbeshtetjen qe u eshte dhene banoreve te komunes se tij te cilet po kalojne kete situate te veshtire duke filluar nga kryeministri Berisha Ministrine e Mbrojtjes Shtabin e Pergjithshem Ministrine e Shendetesise dhe te gjithe ata qe po japin kontributin e tyre ne kete zone. Nese nuk do te ishte ky bashkepunim tha z. Byberi pasojat ne zonen tone do te ishin shume me te medha.

Ministri Imami ne emer edhe te kryeministrit Berisha falenderoi per punen e mire qe eshte bere nga pushteti vendor si dhe ka vleresuar bashkepunimin e tyre me strukturat e FA. Njekohesisht ministri i Mbrojtjes ka vleresuar edhe punen e palodhur dhe sherbimin me efektivitet te strukturave te Ministrise se Brendshme dhe asaj te Shendetesise. Eumlshte nje fat i madh qe ne kete situate kur e gjithe Europa dhe vecanerisht Ballkani eshte pushtuar nga dimri siberian dhe ne vendet fqinje jane shenuar edhe humbje njerezore ne Shqiperi per fat nuk ka pasur viktima ne njerez. Vemendja e qeverise ka qene maksimale per te organizuar sa me mire perballimin e kesaj situate. Sot te gjithe anetaret e qeverise jane shperndare ne te gjithe vendin duke asistuar dhe terhequr te gjitha kerkesat qe kane Shtabet e Emergjences ne qarqe.

Njekohesisht eshte shprehur z. Imami e ndjej si detyre te falenderoj shefin e Shtabit te Pergjithshem gjeneral Gjunkshin dhe efektivat e Forcave te Armatosura qe me perkushtim kane deshmuar nje shpirt te larte sakrifice dhe aftesi profesionale. Prezenca e madhe e FA ka bere qe te perballohet kjo situate e renduar.

Shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneralmajor Gjunkshi duke folur per situaten theksoi Situata po perballohet me sukses fale bashkepunimit te ngushte qe FA kane pasur me pushtetin lokal dhe komunitetin i cili na ka mirekuptuar dhe besuar maksimalisht duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem. Forcat dhe mjetet e FA si borepastrueset buldozeret traktoret etj jane shperndare ne te gjithe Qarkun e Kukesit ashtu sikurse edhe ne te gjithe zonat e prekura nga kjo fatkeqesi natyrore. Ne kemi dhe 800 forca ne gatishmeri te larte dhe 200 mjete te tjera mbeshtetese te cilat do te nderhyjne ne cdo kohe po te jete nevoja. Ne aktualisht disponojme te gjitha resurset dhe mjetet qe duhen per ti ardhur ne ndihme komunitetit. Kete e kemi bere jo vetem ne Qarkun e Kukesit por dhe ne ate te Elbasanit ne Librazhd dhe ne Korce.

Ne inspektimin qe ministri Imami zhvilloi gjate dites se sotme ne Bajram Curri asistoi edhe ministri i Puneve Publike Transportit dhe Komunikacionit Sokol Olldashi i cili pasi u informua per situaten e rrugeve dhe gjendjen e tyre premtoi qe pervec fondeve qe ka akorduar qeveria ne dispozicion te komunave dhe bashkive do te propozoje ne qeveri per rritjen e tyre ne mbeshtetje edhe per familjet me ne nevoje.

Tashme qendrat e komunave ne Qarkun e Kukesit dhe ne Tropoje ne pergjithesi jane lidhur me rruget rurale gje qe lehteson dergimin e ndihmave edhe ne fshatrat me te thella. Mbeshtetur dhe ne prognozen qe ka pergatitur FA me buletinin javor meteorologjik situata atmosferike po permiresohet edhe si pasoje e rritjes se temperaturave dhe zbutjes se motit. Kjo do te beje te mundur qe operacioni per kapercimin e veshtiresive qe krijuan reshjet e medha te debores te perparoje me shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›