Arben Imami nderohet me cmimin Papa Bonifaci VIII

Ne fjalen e tij falenderuese Ministri i Mbrojtjes thekson se formimi i njeriut eshte i manget kur mungon liria e mundesise per te zgjedhur. Gjate ceremonise lexohet edhe pershendetja e Atit te Shenjte Benedikti XVI i cili beri thirrje per te ndihmuar banoret e demtuar nga permbytja ne Shkoder
Ne Anjani te Italise i quajtur ndryshe edhe qyteti i Papeve u zhvillua ceremonia e dorezimit te cmimit nderkombetar per paqe Papa Bonifaci i VIII me te cilin u nderua edhe ministri i Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise Arben Imami. Ne mesazhin e tij Papa Bendikti XVI bashke me bekimin per kete ceremoni per Akademine Bonifaciane e drejtuesit e saj per Komitetin Shkencor Perzgjedhes si dhe per fituesit e cmimit evokoi ndihmen e deshiruar hyjnore dhe mbeshtetjen per njerezit ne nevoje te goditur nga permbytjet ne Shqiperi. Ministri Imami i shoqeruar nga bashkeshortja u prit nga Eminenca e Tij Kardinali Franko Kroci nga Kavalier Doktor Sante De Anxhelis President i Akademise Bonifaciane nga Gjeneral Korparmate Xhuzepe Valoto si dhe autoritete te tjera te qytetit. Ne fjalen e tij pershendetese ministri Imami tha se eshte nder dhe privilegj per mua qe marr kete cmim prestigjioz jo vetem per motivacionin qe me eshte dhene e per vleresimin qe me eshte bere por edhe per faktin se eshte vleresuar Shqiperia. Jam futur ne politike dhe kam luftuar per lirine time dhe ate te shqiptareve sepse formimi i njeriut eshte i manget kur mungon liria e mundesise per te zgjedhur sepse liria eshte domosdoshmeri pa te cilen paqja si vlere absolute per jeten nuk ka kuptim. Prandaj dhe e konsideroj kete cmim prestigjioz mbi te gjitha vleresim te perpjekjeve dhe sakrificave te vendit tim ne rrugen e ndertimit te nje sistemi politik pluralist dhe kushtetues- u shpreh ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Cmimi Bonifaci VIII ka si qellim kryesor promovimin e vlerave te paqes e bashkejeteses midis popujve si mbas shembullit te faljes bonifaciane. Shembull i se ciles mbetet Papa Bonifaci VIII. Pikerisht mbi keto motive qe Akademia Bonifaciane organizon cdo vit ceremonine e shperndarjes se ketij cmimi nderkombetar. Nen kujdesin e Vatikanit nje Komitet Shkencor i kryesuar nga Eminenca e Tij Kardinali Eduard Novak ne perberje te te cilit ka kardinale parlamentare profesore ushtarake te larte perfaqesues te spikatur te artit e kultures shqyrton kandidaturat e paraqitura dhe ben perzgjedhjen e fituesve. Eumlshte hera e pare qe ky cmimi i akordohet nje personaliteti publik shqiptar.
Midis shume figurave te shquara ky cmim i eshte dhene Papa Gjon Palit te II Presidenteve te Italise Skalfaro e Ciampi cmimit Nobel per Paqe Rita Levi Montalcini senatori Xhulio Andreoti zotit Xhanfranko Fini etj.