E Diel, 1 Nëntor 2026

Driteroi Permbytjet qeveria punon si gjinkallat

Per intervisten


Vajza sa me te shkurter ta kete fustanin aq me bukur del. Edhe fjalimi qe mbahet eshte si minifundi i shkurter i vajzave po te jete i shkurter pelqehet sic na pelqejne te gjithe ne minifundet se shohim gjera aty. Kurse po te jene te gjata shume nuk sheh shume gjera. Por une kam frike se mos kjo bisede qe po bejme bashke do te dale e gjate.

Masat e shtetit


Ne jemi gjinkalla dhe kendojme ne vere nuk jemi milingona qe te punojme tere veren dhe e ruajne ushqimin per dimer. Ne jemi sot per sot kendojme nuk hapim as kanale nuk pastrojme edhe ato kanale qe jane qe kane qene nuk shohim nje vizite ti bejme bashke me specialiste por shkon nje minister dhe shikon nga lart sec duket nje gje.


Shkaktaret


E gjitha kjo ka qene crregullim i natyres qe kane dhene kaq shume shira nga qielli por edhe moskullandrisja jone si nje shtepi. E kam fjalen qe edhe dora e njeriut pervecse ajo e shuplaka e madhe panxha e natyres lidhen bashke te dyja. Nuk mjaftonte natyra por edhe ne i dhame nje panxhe dhe u bashkuam me natyren.


Per Shkodren


Te vjen keq edhe trishtohesh duke pare kete gjendje te tille qe te mbushur me uje te shohesh jo vetem nje qytet por te shohesh vetem uje dhe tek-tuk disa cati. Ne qytet rruget jane lumenj sa bulevarde apo rrugica ka qyteti aq lumenj ka. Aq sa edhe ne fusha dhe ne male ne nje gjendje te zakonshme nuk sheh aq lumenj sa ka ne Shkoder.


Per premtimet


Ne e bejme vezen kur na vjen nuk marrim masa qe une do te bej nje veze por kur na vjen me nder tek prapanica atehere mendohemi qe ku do ta shpiem. Pra kur bien te ketilla atehere mendohemi te gjithe se do te bejme kete e do te bejme ate po pse se bere qe perpara Une jam i bindur qe prape nuk do ti bejne keto. Premtimet tani jane si ne pije e siper.


Dembelizmi


Ne kemi huqin e keq te dembelizmit. Por po ta kishin ashtu dhe te benim si Noeja me varken le te pinim edhe nga nje gote por te merrnim masa qe te mos permbyteshim ta benim si varke keto tokat. Edhe politikanet e kane nje huq qe therrasin qe zihen ne parlament qe ngrene zerin mire por kane vetem nje huq nuk kane punen.

Parlamenti


Keta zihen por jo per te ndertuar nje varke por zihen ti je bllokmen dhe ju jeni pinjollet e bllokmeneve. Tani te dyja partite kane ish-bllokmene ska nevoje ti numeroj se pastaj do te thone do te zemerohen se kane ish-bllokmene. Edhe vajza ka ish-bllokmene edhe djem ish-bllokmene. PD-ja ka kater ish-bllokmene ndersa PS-ja ka tre.

Premtimi i qeverise


Nuk mund te jetosh duke bere premtime qe nuk do te kete me permbytje sepse behesh Don Kishot. Ska cfare me ben mua thote do ti dal gjigantit do ta derrmoje. Keshtu qe kjo i ka marre ne qafe njerezit tane qe kane qene teper optimiste dhe kane lajthitur mendjen ne zgjedhje. Edhe ne zgjedhje duhet mbajtur mendja pak te mos lajthise.


POROSIA E DRITROIT
Toka duhet perkedhelur


Token dhe natyren ne pergjithesi duhet ta perkedhelim te mos jemi agresor ndaj saj sepse toka eshte si njeriu duhet ta krehesh tia heqesh pucrrat ta lash ti japesh te pije uje por mos e hedhesh ne kazan per tu mbytur. Ne e kemi hedhur token ne kazan per tu mbytur jo per tu pastruar jo per ta lare. E kemi prere e kemi bere qose token se ia kemi prere leshrat ia kemi prere pyjet.


Beje hesap tani nje qose. Toka jone nese vazhdojme keshtu do te quhet nje toke qose me gerryerje lumenj me prerje dhe djegie pyjesh me shkarje toke. E kemi bere jo vetem qose pa gje por e kemi bere dhe calamane se rreshqitje i bie njera kembe.


Qose dhe calamane eshte toka jone. Per kete gje duhet te punojme si mjeket qe ta sherojme dhe pastaj te punojme me perspektive.


Dhe jo na erdhi tani dhe marrim angazhimin zotime te medha qe do te bejme kete te bejme sikur do te bejme kerdine por duhet qe dite per dite duhet te merremi me kete qe te arrish tek ajo qe te mos ndodhin keto gjera jo kur te vij veza nuk e ben dot dhe e nxjerrim.


Shkrimtari dhe patriarku Dritero Agolli rrefen dhimbjen e tij per permbytjet ne qytetin e Shkodres ate qe po heqin njerezit qe ndodhen nen uje fajtoret e kesaj situate dhe masat qe duhet te marrim te gjithe per te ndihmuar kete qytet.


Une jam i bindur qe prape nuk do ti bejne keto. Keto jane tani ne pije e siper. Sa i del pija thote E mo mbreme hengrem pak mut nuk eshte ndonje gje.


Premtimet per Shkodren sikur jane duke pire

Shkrimet dhe intervistat me te mira jane ato qe ngjajne me minifundet e grave. Sa me te shkurtra aq me shume gjera te tregojne. Me kete fjali shpotitese te pret ne deren e shtepise se tij shkrimtari i madh Dritero Agolli. I ulur ne kolltuk ne sallonin e shtepise ai mban perpara paketen e cigareve dhe nje gjysme gote te vogel raki.


Shtepia eshte e thjeshte por teper e kendshme. Muret jane te veshur nga pikturat te gjitha dhurata miqsh nder vite. Teksa e pyet per pikturat ai mund te te shpjegoje per ore te tera.


do pikture eshte nje kujtim nje mik i mire qe e viziton shpesh por edhe ndonje mik ka vite qe nuk jeton me. do gje e kesaj shtepize te rregulluar ne menyre perfekte eshte nje kujtim per shkrimtarin e madh eshte nje pjese e jetes se tij te mbushur me histori nga me te ndryshmet.


Shkrimtari sheh me vemendje lajmet ne televizor ndersa prane tij ndodhen gazetat qe ka lexuar gjate dites. shte i perqendruar tek situata e diteve te fundit ne Shkoder.


Une jam gjysme shkodran. Jo sepse kam marre gruan nga Shkodra por sepse kam qene shkodran edhe me pare - thote duke buzeqeshur dhe treguar me dore nga bashkeshortja Sadija. 46 vjet te martuar Nje jete e kaluar se bashku nje jete duke ndihmuar njeri-tjetrin aq sa tani jane bere nje.


Driteroi ulet Sadija i rregullon kolltukun ai ndez cigaren ajo i afron tavllen. Harmonia mes tyre eshte teper e dukshme dhe ndahen vetem tek ceshtja e besimit fetar. Ajo myslimane ai ateist.


I rritur ne nje familje bujqish ne Devoll Driteroi eshte nje njohes i mire i tokes si gazetar dhe shkrimtar i vjeter eshte nje njohes i mire i Shkodres dhe shkodraneve. Prandaj i vjen shume keq per ate qe po ndodh ne qytetin qe ka qene djepi i kultures shqiptare.


Nisim dhe bisedojme per permbytjet dhe te permbyturit. Biseda shkeputet shume rralle kur mes nesh kalojne niperit e shkrimtarit Drisarta dhe Emili i vogel i cili do te behet piktor.


Ne gjestet e shkrimtarit ndihet dhimbja qe ka per qytetin e permbytur dhe per ata njerez qe duhet te luftojne cdo dite me ujin. Ai tregon se mban kontakte te perditshme me te afermit qe ka ne Shkoder ndersa nga ana tjeter ndjek cdo emision televiziv dhe shkrim ne gazeta qe ka te beje me permbytjet.


Duke fajesuar natyren per inatin e saj dhe njerezit per dembelizmin dhe huqin per te mos punuar Dritero Agolli tregon se cfare masash mund te merren qe djepi i kultures shqiptare te mos permbytet me.

Zoti Agolli Shkodra djepi i kultures shqiptare ndodhet nen uje. Si ndiheni ju nje dashamires dhe njohes i vjeter e Shkodres per kete situate


Nje miku im me ka thene se fjalimet edhe artikujt qofte edhe intervistat me te bukura dalin kur jane si minifundet e vajzave. Vajza sa me te shkurter ta kete fustanin aq me bukur del. Edhe fjalimi qe mbahet eshte si minifundi i shkurter i vajzave po te jete i shkurter pelqehet sic na pelqejne te gjithe ne minifundet se shohim gjera aty. Kurse po te jene te gjata shume nuk sheh shume gjera.


Por une kam frike se mos kjo bisede qe po bejme bashke do dale e gjate. Kjo eshte nje hyrje me shume si nje autoparalajmerim i vetes sime qe te mos zgjatem shume.


Por ne Shkoder gjendja eshte shume e keqe eshte si ne koherat e vjetra te permbytjeve te medha dhe cdo njeriu i vjen keq edhe trishtohet duke pare kete gjendje te tille qe te mbushur me uje te shohesh jo vetem nje qytet jo vetem nje are por te shohesh te gjithe krahinen e permbytur vetem uje dhe tek-tuk disa cati te shtepive flas per fushen. Kurse ne qytet uji eshte si lum.


Rruget jane lumenj sa bulevarde apo rrugica ka qyteti aq lumenj ka. Aq sa edhe ne fusha dhe ne male ne nje gjendje te zakonshme nuk sheh aq lumenj sa ka ne qytetin e Shkodres.


Une jam gjysme shkodran trupi im ne pergjithesi eshte gjysme shkodran sepse gruaja ime Sadija eshte nga Shkodra dhe ndofta me dhimbset me shume. Kjo pasi edhe nje gisht ti pritet Shkodres duke prere patate apo qepe mua me dhemb sepse keshtu e kam lidhur jeten. Nuk eshte vetem gruaja por jane motrat e gruas atje niperit mbesat por jo vetem atje. Por une kam shoke te ngushte ne Shkoder dhe kam pasur.


Ata nje pjese kane vdekur Tano Banushin fjala vjen qe e kisha mik te ngushte dhe ishte artist i madh tanime nuk eshte me. Por mua me dhimbset varri i tij eshte mbuluar me uje dhe mund te zbulohet. Po vjehrra qe eshte atje.


Po piktori Ismail Lulani qe kam pasur si nje nga piktoret me te shquar e kam pasur mik te ngushte. Po Kel Kodheli qe para disa koheve ka vdekur 80 e disa vjet ai qe ka bere ate malesorin qe mendohet dhe tregon me dore nga nje prej pikturave qe ndodhen ne murin e sallonit te tij.


Por edhe te tjere shkrimtare te tjere te Shkodres qe jane gjalle akoma dhe artiste te shquar te vendit nje kulture e madhe e vendit tone se para viteve 50 ne vitet 20-30 Shkodra ka qene djepi i kultures artistike i letersise i muzikes i ornamenteve i te qendisura i gjerave te tjera qe jane ideologjike dhe fetare. Me dhimbsen teksa i shoh te gjitha shtepite e permbytura ne katet e para.


Zakonisht ne katet e para jane bibliotekat po jane ushqimet jane librarite jane te gjitha keto dhe dhembshuria rritet ne shume. Nese uji rritet nje meter dhembshuria rritet 100 meter shkon ne nje proporcion gjeometrik jo aritmetik.


Po perse eshte permbytur Shkodran ne kete forme


E gjitha kjo ka qene crregullime te natyres qe kane dhene kaq shume shira nga qielli por edhe mos kullandrisja jone si nje shtepi si ky apartament qe kam une. Jane kater dhoma edhe salloni edhe kuzhina por jemi shtate vete qe jetojme ketu brenda.


Sikur keto shtate vete te mos jetonin ne kete shtepi pese vjet ajo do te ishte e shkaterruar. E kam fjalen qe edhe dora e njeriut pervecse ajo e shuplaka e madhe panxha e natyres lidhen bashke te dyja.


Se kesaj natyre e ketyre qyteteve Shkodres i kemi dhene dy panxha te madha shuplaka te medha si panxha ariu. Nuk mjaftonte natyra por edhe ne i dhame nje panxhe dhe u bashkuam me natyren. Sepse edhe vete njeriu eshte nje pjesez e natyres njeriu lepuri majmuni pemet...


Nese i ndajme keto kush ia ka dhene panxhen me te madhe natyra apo njerezit
Une them qe e kemi dhene te barabarte kete lloj permbytje kete lloj kataklizmi sic i thone fetaret.


Tek kjo permbytje e Shkodres kjo dhembshuri qe thashe une vjen qe nga Konispoli deri lart ne Vermosh por shkon edhe ne te gjithe Europen ne Amerike ne Kine e deri ne Australi kudo qe ka emigrante shqiptare.


Domethene nuk eshte vetem dhimbja e banoreve qe jetojne ketu por eshte nje dhimbje e pergjithshme. Por nuk mjafton vetem te renkosh obobo cfare na gjeti dhe cfare eshte kjo hata e te veme duart ne koke.


Fundja kjo eshte nje gje qe rregullohet se njerezit do te jetojne njerezit jane shume te zote qe edhe nga guri mund te nxjerr leng. Keshtu qe kjo do te behet sic ishte flas per Shkodren dhe per vende te tjera qe jane permbytur por mbase mund te behet edhe me mire. Me mire behet duke mesuar.


Por ne a duhet te kishim mesuar sepse ne u paralajmeruam ne janar te vitit te kaluar dhe prape e lame ashtu...


Jo vetem ne janar por edhe me vone kane ndodhur disa permbytje te vogla por kane bere deme. Tani te kalojme tek pyetja e dyte e juaja. Se e fillova me te thenat.


Njeriu eshte nje qenie meson gjithnje meson te pi gji kur lind meson te ngrihet ne kembe meson te behet djale te dashurohet te martohet meson te behet burre i pjekur meson te plaket meson edhe te vdese se edhe ne vdekje duhet te mesohesh qe te mos behesh qesharak obobo cfare me gjeti mua dhe te zesh te qash nen jorgan por meson te mbash veten. Ne te gjitha keto periudha qe kemi kaluar me permbytje si njerez duhet te kishim mesuar se njeriu ka tendence gjithmone per te mesuar.


fare duhet te mesojme atehere


Ndodh permbytja e pare duhet te mesohesh qe te mos ndodh permbytja e dyte te marresh masa te atilla qe permbytja e dyte te jete por mos te jete kaq e rende. Ta lehtesosh kete permbytje se edhe qiellit dhe natyres nuk ke cfare i ben ajo zemerohet dhe ka arsye te zemerohet. Por ne cfare kemi bere


Ne kemi prere pyjet Po te shkosh te besh nje shetitje nga Lura nga Gramozi nga Morava nga Pogradeci po te shkosh ne rrethet e Korces te shkosh ne Trenova ishte pylli i madh me bredha Bozhdoveci ato te gjitha jane prere. Po te shkosh nga Gjirokastra por edhe nga Permeti do ti gjesh te prera. Pse do ti gjesh Nga ajo babezia per te fituar per tu pasuruar.


Ta vesh ne perdorim drurin per te perfituar per ta djegur keshtu nuk ka pasur nga te gjitha qeverite nuk them nga nje qeveri por edhe nga qeveria socialiste qe e ka mbajtur tete vjet edhe nga kjo qeveri te gjithe keta e kane perbuzur ate mesim qe i jep populli qe thote se njeriu meson qe sa te pi gji dhe vazhdon mesimi.


Ne nuk kemi mesuar nga keto dhe kemi menduar sot per neser. Sot merrja aheng te bejme ne jemi si gjinkallat gjinkalla kendon tere veren. Ben festivale dhe gjinkalla.


Sa te ngrihesh ne mengjes po te vesh ne vende ku kendojne ato ne korie ato te cmendin se ato mblidhen shume jane komunitet ato llafosen duke kenduar se fjalen ato qe komunikojne me njera-tjetren e kane kenge e kane opera. Keshtu e kane ato dhe e kane komunikim. Ne jemi gjinkalla dhe kendojme ne vere nuk jemi milingona qe te punojme tere veren dhe e ruajne ushqimin per dimer kane ato vrimat e tyre qe i fusin atje dhe i ruajne.


Ne jemi sot per sot kendojme nuk hapim as kanale nuk pastrojme edhe ato kanale qe jane qe kane qene nuk shohim nje vizite ti bejme bashke me specialiste por shkon nje minister dhe shikon nga lart sec duket nje gje. Nuk shkon fjala vjen te digat e harruara se ka diga te liqeneve vaditese nuk shkon ti vizitoje keto qe 20 vjet me radhe nuk jane vizituar qe e mban kete uje kjo apo nuk e mban per ta pastruar per ta rregulluar.


Nuk shkon tek vijat kulluese jane bere keto vija kulluese neper ara sic i benin dikur pleqte qe hiqnin nje parmende ne mes te ares ne menyre qe te kullonte uji. Nuk shikojne argjinaturat se si jane bere. i ndertuam ne beme argjinatura njerezit shkojne dhe i marrin pllaka per te bere shtepi dhe i preshin.


Nuk vizitojne me hidrovoret dhe pompat. Sa Kemi kaq. i kemi ne rregull keto hidrovore Nuk i kemi. Po ti bejme gati se do te vije nje dimer nentori eshte me shira te medha dhe gjysma e tetorit madje marsi shkurti prilli jane me shira me rrebeshe. Nuk vemi te shikojme si i kemi keto argjinatura si e kemi kete hidrovor por si jane keto gjerat teknike te harruara.


Mua me kujtohet kur isha 8-9-10 vjec qe kishim nje are buze lumit ne Devoll Ormane i thoshim atyre atje benin prita ne menyre qe te mos e gerryente aren lumi me hunj te medhenj me maje por prej ahu apo lisi. Vinte uji dhe nuk hynte ne are se e prisnin ata dhe uji shkon ne shtratin e tij.


Ne ketu perfitonim. Pse Se keto mbusheshin me tine i themi ne asaj baltes se vogel mbusheshim me tine dhe dalengadale ata ktheheshin si livadhe dhe perfitoje dhe nga kjo toke.


Kur kultura e popullit i ka keto pse nuk behen me


Nuk behet sepse edhe fshataret nuk kane force pune pasi disa kane ikur emigrante ata djemte qe mund ti benin keto dhe disa te tjere jane dembelosur dhe jane mesuar ne kooperativa qe ia bente shteti 50 vjet me kooperativa qe te mi beje shteti thote. Ai duhet ta beje vete qe te mbroje shtepine e tij te mbroje token.


Dritero Agolli vjen nga nje familje bujqish nga Devolli Ne ara kur lironim ne se e liroja dhe une aren e mbillnim me grure miser apo fasule dhe pastaj benim ne 4-5 metra nga nje vije me parmende. Kur isha vogel pyesja pse beheshin keto vija te tilla pasi e mbollem


Degjo o djale thoshte gjyshi keto tani e terheqin ujin dhe e dergojne poshte e benin ne ate menyre qe kishte pjerresi jo te behej pellg. Keto nuk behen. Sado shi qe te binte ne ate are duhej te ndodhte nje hata e madhe qe ti mbulonte lumi ato mbeteshin te paprekura.


Po shteti pse nuk i ben keto


Tani vete fshataret duhet ti bejne keto te arave te tyre te mbrojne shtepine e tyre dhe shteti te ndihmoje ne kete menyre qe te beje punet e medha qe nuk i ben dot fshatari. Fshatari nuk ben dot nje argjinature si ajo argjinatura e Torovices.


Domethene kaq vjet me radhe qe kur eshte ndertuar ne kohen e socializmit vetem sivjet u hodh nje brez. Kjo sepse ne e bejme vezen kur na vjen nuk marrim masa qe une do te bej nje veze por kur na vjen me nder tek prapanica atehere mendohemi qe ku do ta shpiem kete veze.


Pra kur bien te ketilla atehere mendohemi te gjithe qofte mazhoranca qofte opozita te gjithe kete mendohen se do te bejme kete e do te bejme ate po pse se bere qe perpara Une jam i bindur qe prape nuk do ti bejne keto. Keto jane tani ne pije e siper. Kjo eshte pije. Une do te bej kete do ti vete filanit do ti them se ti je zuzar me ke bere kete. Sa i del pija thote E mo mbreme hengrem pak mut nuk eshte ndonje gje.


shte nje perralle gjysme-perralle e nje fshatari vajti per darke tek nje miku i tij. Por ky i zoti i shtepise e kishte mik shume te ngushte dhe u gezua kur i erdhi ky nga larg dhe i tha Me gezove shume o mik qe erdhe. Edhe pine sa pine ngriten dolli edhe tha Une ty do te jap mezin te races me te mire.


Dhe ti do ta kesh kete - tha nga une peshqesh se eshte race e shkelqyer se me gezove qe erdhe. Te nesermen u ngrit ne mengjes i kish dale pija te zotit te shtepise ishte duke bere kafen atje pak shi i verejtur tha Degjo o Selman mbreme sikur hengrem pak mut.


Nuk donte ti jepte ate mezin. Jo iu kthye miku Tani po hame mut se mbreme mire ishim ne. Keshtu qe ne kur na vjen pija bejme premtime do te bej kete e do te jap kete. Na del kjo pija se edhe kjo pija eshte edhe kur na del themi se ka kohe do ti bejme prandaj shkon keshtu.


Po fshataret a besojne se situata do te rregullohet


Fshataret nuk besojne shume qe do te rregullohet. Dhe nje fakt eshte por eshte si nje fakt shume domethenes. Nje shkodran qe e kam degjuar dhe qe e njoh une nga Andro Jovani por fshati ishte Vraka vrakacoret qe i thoshim ne. Ai e kishte blere qe vjet kur u be permbytja varken. Po i thane ata pse e bere mo tani.


Po iku ajo pune. Jo mo ta kem kete une se prape do te permbytem po do ta shihni do te me lusni ju mua per kete varken pa beni te gjithe nga nje varke. Keshtu qe edhe kjo na kujton ate te Bibles te varkes se Noes ai e beri varken ne mal. Noe kishte tre djem Fetin Semin dhe Hamin. Hami ishte me tersi. Ky Noeja kishte qejf qe te hidhte ndonje gote raki dhe punonte atje ishte dhe vape e madhe ne ate kohe.


Edhe ky shtrihej pasi pinte. Keto grate e ketyre djemve e shihnin edhe keshtu qe me breke te shkurtra sic ishin ne ate kohe i dilnin keto gjerat e turpshme. Dhe iu ankua burrave e shoqja e Hamit i tha qe yt ate del ketu dhe shtrihet edhe ne kemi turp te dalim andej.


Edhe i thote te atit Ti je i tille se ti del atje punon me ate varke kot shtrihesh dhe se sheh qe kemi gra. Mos pi i tha. Ik o se nuk di ti gje i thote i ati shiko atje ato grate e tua ato gjerat qe te mos trazojne mua se une di cfare bej do ta shikosh si do te behet ketu. Pastaj filloi permbytja e madhe i thone permbytja e botes ai ne varke kishte marre nga te gjithe speciet qe ishin sipas legjendes. Hyne te gjithe aty.


Edhe ky Hami e mo tha po te mos e kisha bere une kete varke dhe te mos pija ndonje gote te mos kisha ndonje huq te tille ku do te ishe ti do te ishe mbytur si qeni po do te hedh nga varka. Aman o baba se bera gabim i thote. Hyni ketu tha e mos beni shamate se nje njeri e ka nje huq do ta beje kete pune.


Por mire ne huqin e kemi te keq huqin e kemi te dembelizmit. Por po ta kishin ashtu dhe te benim si Noeja le te pinim edhe nga nje gote por te merrnim masa qe te mos permbyteshim ta benim si varke keto tokat.


Edhe politikanet e kane nje huq qe therrasin qe zihen ne parlament qe ngrene zerin mire por kane vetem nje huq nuk kane punen. Keshtu qe keta zihen por jo per te ndertuar nje varke por zihen ti je bllokmen dhe ju jeni pinjollet e bllokmeneve.


Tani te dyja partite kane ish-bllokmene ska nevoje ti numeroj se pastaj do te thone do te zemerohen se kane ish-bllokmene. Edhe vajza ka ish-bllokmene edhe djem ish-bllokmene.


Partia Demokratike ka kater ish-bllokmene ndersa Partia Socialiste ka tre. Aty-aty jane prandaj mos u zini. Duhet te zihen per bllokmenet e fushave per fushen bllokmene qe ta bejme bllok fushen qe te mos hyje njeri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›