Shqiperia drejt BE-se heqja e vizave proces i merituar
Kryeministri i Sllovenise konfirmon meriten e reformave qeveritare ne vendimin per heqjen e regjimit te vizave dhe premton nje partneritet edhe me te madh ne fazen finale te integrimit te vendit ne BE
Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim homologun e tij slloven Borut Pahor. Kreu i qeverise shqiptare e falenderoi kryeministrin slloven per rolin dhe perkushtimin qe qeveria e ketij vendi ka bere per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ne nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin slloven Borut Pahor kryeministri Berisha theksoi se Sllovenia do te hape ambasaden e saj ne Tirane ndersa e konsideroi viziten e homologut te tij si historike ne hapjen e nje kapitulli te ri ne marredheniet dypaleshe mes Shqiperise dhe Sllovenise. Kjo eshte nje vizite historike. Ne kete vizite kryeministri Pahor vjen me qellimin me paresor te hapjes te nje kapitulli te ri te marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona vjen per te hapur ambasaden e ambasades sllovene ne Tirane nderkohe qe shume vende i kane mbyllur ambasadat per shkak te krizes ekonomike. Hapja e ambasades deshmon rendesine e madhe qe qeveria sllovene i kushton marredhenieve me Shqiperine dhe perspektives se ketyre marredhenieve- theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh se vizita eshte edhe pjese e bashkepunimit ekonomik. Ai theksoi se vec anetareve te kabinetit qeveritar slloven ne Tirane kane ardhur dhe mbi 100 perfaqesues te biznesit te ketij vendi te cilet jane te interesuar per marreveshje ekonomike. Ne aspektin e bashkepunimit rajonal Berisha u shpreh se Shqiperia eshte kunder ndryshimit te kufijve ne rajon. Shqiperia mbetet e vendosur te permiresoj marredheniet me Serbine ne te gjitha fushat. Jemi te vendosur te punojme intensivisht per marredhenie te reja miqesore me kete vend- tha Berisha. Ai vleresoi se ka marre mbeshtetje nga kryeministri Slloven per integrimin e Shqiperise ne BE. Sllovenia eshte nje avokat i fuqishem i projekti te BE-se per integrimin e Shqiperise. Qeveria jone e merr kete proces si proces te bazuar ne performance- theksoi kryeministri shqiptar. Nga ana e tij kryeministri slloven Borut Pahor ofroi mbeshtetje per Shqiperine per te perballuar situaten e ndodhur nga permbytjet ne qarkun e Shkodres. Ne vijim te dy personalitetet vleresuan se marredheniet ekonomike mes dy vendeve kane vend per permiresim si dhe nje rritje te metejshme. Gjithsesi edhe me mikun tim Kryeministrin Berisha jemi marre vesh qe te bejme nje ekip ekspertesh me te cilet nuk do te leme asnje mundesi ku dihet se mund te gjendet nje lloj zhvillimi ekonomik mes dy vendeve dhe ta rrisim me tej ate. Ne do te bejme cmos qe te rritet besueshmeria ndermjet Sllovenise dhe Shqiperise si dhe do te bejme cmos qe ti zhvillojme ato ne fazen me maksimale- deklaroi kryeministri slloven Pahor.
Kryeministri slloven Pahor Ne ndihme te posacme Shqiperise per permbytjet ne veri-perendim/Kryeministri slloven Borut Pahor garantoi dje se qeveria e tij do miratoje nje fond te posacem ndihme per permbytjet ne veri-perendim te Shqiperise. Ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin Berisha Pahor u shpreh se vendi i tij do ndihmoje me vendim qeverie popullin mik te Shqiperise me rastin me rastin e katastrofes se permbytjeve dhe vershimeve. Neser sot ne mbledhjen e qeverise ne do te marrim nje vendim per ti dhene mbeshtetje financiare qeverise tuaj me qellim kapercimin e ketyre krizave ne te cilat gjendeni si dhe per tju ndihmuar ne rrugetimin tuaj per ti perballuar ato sa me lehte. Ne natyre dhe ligjet e saj mund te ndikojme shume pak por ne marredheniet mes dy shteteve mund te veprojme dhe te ndikojme ne menyre te pamate. Ne pikepamjen bilaterale ne do te bejme cmos qe ti kapercejme dhe ti forcojme keto marredhenie te mira qe kemi ndersa ne pikepamjet rajonale dhe ne rajon do te bejme cmos qe me ane te paqes dhe miresise te kapercejme te gjitha ato ceshtje qe do te dalin si te pakapercyeshme per ti realizuar vetite dhe deshirat e mira per te vene qetesine dhe paqen aty ku duhet te jene - u shpreh kryeministri slloven. Duke iu referuar proceseve te integrimit Pahor ceku vendimin e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave. Kryeministri slloven theksoi se vendimi i nje muaji me pare ishte i merituar pasi Shqiperia realizoi me perpikmeri kushtet dhe kriteret e Komisionit Evropian. Une deshiroj te uroj qeverine dhe popullin shqiptar per procesin e liberalizimin sepse vizat per ta do te hiqen pas disa ditesh. Eumlshte kenaqesi e madhe qe shqiptaret dhe gjeneratat e reja te kene mundesi te levizjes se lire ne bote dhe ta njohin ate. Ky eshte hapi i pare por shume i rendesishem i Shqiperise ne rrugetimin e saj ne Bashkimin Evropian - deklaroi ai.
Zoti kryeminister Pahor a po tregohet i drejte BE ne vleresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne rrugen e tyre drejt BE-se pasi deri tani asnje nga keto vende perfshi edhe Kroacine nuk po arrin te marrin nje status konkret. Kroacia po pret te marre anetaresimin nuk ka nje date Malit te Zi nuk i eshte caktuar nje date per hapjen e negociatave Shqiperise nuk i eshte dhene statusi i kandidatit. A e meritojne keto vende kete trajtim nga BE
Me lejoni te them se ketu flas si Kryetar i qeverise sllovene si nje prej 27 anetareve te Keshillit Evropian te cilin e udheheq Kryetari i KE zoti Herman Van Rompuy. Ai eshte i vetmi qe ka mandat te flase mbi kete proces por une do te jap mendimin tim personal. Ne fillim te ketij viti Sllovenia i ka propozuar Keshillit Evropian qe pervec krizes financiare evropiane te diskutoje edhe per procesin e zgjerimit. Nisur nga propozimi yne Kryetari i KE ka vizituar te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor per te pare shkallen e zhvillimit te rrugetimit te tyre drejt BE. Ne e quajme si nje gje shume te rendesishme qe viziten e tij ai e ka filluar dhe e ka perfunduar ne Lubjane. Javen tjeter kemi konkluduar se do te jene shume ceshtje te cilat do te trajtohen lidhur me problemin e krizes ekonomike ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Gjithashtu do te behet trajtimi i disa ceshtjeve persa i perket kontrates se Lisbones. Do te trajtohen nder te tjera disa ceshtje shume te rendesishme per vendosjen e nje rregulli per stabilizimin financiar te BE. Duke qene se trajtimi i ketyre ceshtjeve do te marre shume kohe diskutimi mbi zgjerimin per Ballkanin Perendimor do te spostohet ne fillim te vitit te ardhshem. Jam i mendimit se debati mbi zgjerimin dhe futjen e Ballkanit Perendimor ne familjen evropiane kerkon nje interes shume te madh. Duke riperseritur pozicionin tim ne KE do te permend disa ceshtje Sllovenia mbeshtet pershpejtimin e nenshkrimit te marreveshjes te Kroacise me BE-ne ne menyre qe Kroacia te perfundoje rrugen e nisur prej vitesh drejt anetaresimit ne BE. Sigurisht qe nuk deshirojme qe me futjen e Kroacise te permbyllet procesi i zgjerimit ne BE. Prandaj deshiroj qe cdonjeri prej shteteve te Ballkanit Perendimor te kete progres dhe te shkoje perpara. Liberalizmi i vizave per Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine eshte nje hap shume i rendesishem ne ecjen perpara drejt integrimit evropian.
Por deshiroj te them ate qe eshte themelore. Persa i perket tradites dhe trashegimise Ballkani Perendimor le pas vetes probleme te pazgjidhura. Procesi i BRDO-s eshte nje konkretizim i hapave konkrete qe problemet ne Ballkanin Perendimor te rregullohen ne baze te paqes dhe miqesise. Besoj dhe mendoj se si Sllovenise dhe Shqiperise i duhen shume miq neper bote. Miqesia eshte qellimi qe te ruhet paqja ne te gjitha rajonin. Ballkani fatkeqesisht me traditen e shekullit te kaluar ka paraqitur nje rajon problematik.
Vetem me nje lidership te shkelqyer me autoritet i cili e di se cfare kerkon mund te hapet rruga qe ajo pjese e Ballkanit te jete ne paqe dhe ti kaperceje problemet me te cilat mund te ballafaqohet sic eshte ballafaquar ne fundshekullin e kaluar.
Zoti Berisha ka nje propozim nga kryetari i PS zoti Edi Rama per nje bashkepunim me te madh ne parlament duke bere tre propozime nje studim per deltat e lumenjve dhe rishikimin e buxhetit te 2011. A jeni dakord me kete propozim
Lidhur me problematiken e zonave te permbytura une dua tju sqaroj se qeveria disponon tashme projektet e nderhyrjes se fuqishme teresore ne te gjithe zonen e kompleksit mahnites tokesor ndash ujore te Shkodres nen Shkodres kaskades se Drinit. Mbi bazen e ketyre projekteve kompanite me serioze kishin filluar rindertimin dhe konsolidimin e argjinaturave ne nen Shkoder. Nderkohe projekti i bypass-it te Shkodres i cili me pare ishte projekti i nje autostrade tani eshte shnderruar ne projektin e nje autostrade dhe njekohesisht argjinature me gjatesi 13 kilometer qe dot mbroje qytetin nga permbytjet nga liqeni por edhe nje kanal shoqerues qe do te beje te mundur evadimin e ujerave qe dredhen nga qyteti drejt Liqenit. Ju e dini se nje vit me pare qeveria vendosi te ndertoje hidrocentralin e Skavices si te vetmen veper hidroenergjetike publike. Une mund tju them se pas nje problematike te pamohueshme qe ka pasur ne fund te vitit te kaluar lidhur me interesin e kompanive per shkak te krizes financiare pas marrjes se vendimit nga qeveria per ta ndertuar ate si veper publike interesi eshte shume i madh dhe ne do te bejme cdo gje qe edhe ky projekt jashtezakonisht i rendesishem per disiplinimin e Drinit te Zi sepse Skavica ndertohet mbi burimin e Drinit te Zi te nise sa me shpejte te jete e mundur. Grupe te fuqishme financiare evropiane aziatike etj. kane shfaqur interes per ta financuar ate. Ne jemi ne fazen e perzgjedhjes se projektit me optimal. Natyrisht projekt i cili do te parakuptoje dige rregullatore ne menyre qe krahas prodhimit te energjise te sherbeje edhe per mbrojtjen e Shkodres nen Shkodres dhe zonave qe permbyten.
Ne nenshkruajme sot marreveshjen me Malin e Zi ne menyre qe te ndermarrim nderhyrje te perbashketa ne lumin Buna pasi sic dihet baseni ujor i liqenit dhe i Bunes ndahet nga te dy vendet. Pra qeveria po ben gjithcka.