E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selami takim ne shtepine e Azem Hajdarit

Ish-kryetari i PD-se axhende te ngjeshur

Ish-kryetari i Partise Demokratike Eduard Selami 48 ore pas ardhjes ne Tirane ka shenuar ne axhenden e tij takime me ish- eksponentet e larte te partise ku ai bente pjese 16 vjet me pare. I kthyer nga SHBA ne prag pervjetorit te themelimit te Partise Demokratike Eduard Selami ka zhvilluar takime dje me vellane e Azem Hajdarit. Me pas Selami ka vijuar takimet duke vizituar edhe bashkeshorten e Azem Hajdarit si nga themeluesit e PD-se Fatmira Hajdarin. Gjate diteve te para ne Tirane Selami eshte takuar edhe me dy ish-deputete te PD-se Besnik Mustafajin dhe Aleksander Biberajn. Vlen te theksohet se vizita e Selamit vjen ne prag te 20-vjetorit te Partise Demokratike por edhe te fushates se nxehte elektorale qe pritet te mbahet me 8 maj 2011. 48 oret e para te qendrimit te tij ne Tirane nje prej themeluesve te Partise Demokratike Eduard Selami i ka kaluar prane prinderve te tij por ka zhvilluar edhe takime me figura te cilat kane nje histori ne Partine Demokratike sic eshte familja Hajdari ish-miku i ngushte i Kryeministrit Berisha ish-shefi i diplomacise shqiptare Besnik Mustafaj dhe ish-deputeti Aleksander Biberaj. Gjithmone kur ka ardhur ne Shqiperi pyetjes lidhur me te ardhmen e tij ne politike Selami nuk i jep nje pergjigje direkte por e le nje opsion te hapur. Por kete here duket se situata pritet te marre nje tjeter drejtim kur vizita e tij perkon me nje feste sic eshte 20- vjetori i Partise Demokratike me 12 dhjetor. Ne diteqendrimet e Selamit ne Tirane pritet edhe mesazhi qe ai do te percjelle per Partine Demokratike dhe do te kuptohet gjithashtu nese ai ka lene gjurme ne kete parti apo konsiderohet si nje lsquoi harruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›