Arben Laze fundi i njeepoke tek Elbasani
ELBASAN- Arben Laze eshte terhequr si financues i Elbasanit. Pak minuta perpara se verdheblute te zhvillonin ndeshjen e tyre kunder Bylisit ai ka dhene doreheqjen si aksioneri kryesor i klubit duke bere te ditur se do te shese aksionet e tij.
Terheqja e tij vjen ne nje moment teper te veshtire per Elbasanin qe ka ardhur edhe per shkak te pamundesise financiare te Lazes.
Kam sakrifikuar gjithcka por me cilesojne aktualisht si e keqja e asaj cfare po ndodh me Elbasanin. Nga sot nuk do te shkel me ne stadium dhe do ti nxjerr aksionet ne shitje eshte shprehur Laze ne nje takim me gazetaret. Ai ka thene gjithashtu se ka qe tani tre oferta per aksionet por pa permendur emra. Largimi i Arben Lazes shenon fundin e nje epoke tek Elbasani.
Ish-presidenti arriti te fitoje nje titull kampion ne vitin 2006 nderkohe qe me pas nisi menjehere nje renie e pandalshme ne klubin verdheblu. Laze perfundoi ne burg per nje periudhe nje vit e gjysme cka beri qe situata te rendohej me tej dhe Elbasani te binte nje kategori me poshte.
Kete sezon skuadra verdheblu ka qene ne nje krize totale qe vinte sidomos per shkak te problemeve financiare. Laze ishte aksioneri kryesor i klubit me 2/3 e aksioneve por lojtaret ne fakt nuk jane paguar dhe kjo ka cuar ne prishjen e raporteve mes tij dhe aksionereve te tjere.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb