E Diel, 1 Nëntor 2026

Labinot Haliti mund Dejvid Bekhamin

Sulmuesi shqiptar Labinot Haliti me golin e tij ne fitoren 2-1 te australianeve te Njukasell Xhets ne miqesoren kunder amerikaneve te Los Anxheles Galaksi mposhti jo nje lojtar dosido por yllin anglez Dejvid Bekham ky i fundit pesoi edhe nje demtim ne shpine.

Landon Donavan i dha avantazhin Los Anxheles Galaksi ne minuten e 8-te me Dejvid Bekhamin qe ishte pjese e aksionit te gjate te skuadres amerikane. Ne fund te ndeshjes Bekhami hodhi bluzen e tij ne drejtim te tifozeve qe per rastesi ra ne duart nje femre. Njukasell Xhets barazoi me ane te veteranit Sasho Petrovski gjashte minuta perpara perfundimit te pjeses se pare.

Zevendesuesi Labinot Haliti nje ish-kandidat per te veshur fanellen e Kombetares e qe luajti edhe per pak kohe me Teuten e Durresit ne sezonin 2007-2008 shenoi golin e fitores ne minuten e 52-te pas nje topi te marre nga Kesej Uehrman duke entuziazmuar te mbi 23 mije shikuesit.

Haliti pati dhe nje rast tjeter per te shenuar golin e trete por gjuajtja e tij me koke perfundoi me shtyllen horizontale.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 27 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›