E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga fiton Bajern bie Shalke

Bajeni i Mynihut ka mposhtur 4-1 Frankfurtin dhe ngjitet ne vendin e peste ne kuoten e 23 pikeve 11 pike pas Dortumndit kryesues qe ka edhe nje ndeshje me pak.
Pjesa e pare u mbyll ne barazim 1-1 pas golit te Timoshuk per bavarezet ne minuten e 29 dhe te Gekas per miqte ne minuten e 33. Ne fraksionin e dyte vendasit ndryshojne marsh duke shenuar edhe 3 gola te tjere perkatesisht me Myler ne minuten e 59 Gomez ne te 61 dhe Timoshuk ne te 88-en.

Ne ndeshjet e tjera te Bundesliges ra ne sy humbja e 5-0 e Shalkes ndaj Kajzerslautern ne transferte. Nderkohe Leverkuseni barazoi 2-2 me Hofenhaimin ndersa Hamburgu mposhti 4-2 Shtutgartin. Fitoi edhe Hanoveri me Freiburgun 3-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›